leoni

Drejtesia

Prokuroria e Shtetit po i heton pazaret e Postës së Kosovës me kompaninë Z.mobile

Reth tetë muaj pasi kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Agron Mustafa njoftoi se ka shpëtuar nga falimentimi kompaninë që ai drejton, Prokuroria Speciale e Kosovës është duke hetuar lidhur me marrëveshjen PTK- ZMobile dhe rrethanat që i paraprinë kësaj marrëveshjeje. Mirëpo, burime brenda Prokurorisë thonë se kryeshefi aktual, ai i kaluari si dhe kryetari i bordit të Telekomit po hetohen rreth marrëveshjes që kanë bërë me kompaninë “Z-Mobile”, ku kjo e fundit ka deklaruar se ka hequr dorë nga 32 milionë euro të cilat është dashur ti paguaj Telekomi i Kosovës pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit. “Z-Mobile ka hequr dorë nga marrja e 32 milionë euro në këmbim të kësaj kompania ti jepen edhe 100 mijë numra shtesë duke arritur tash në 300 mijë numra, po ashtu për 300 mijë klientë të ‘Z-Mobile’ Telekomi i Kosovës duhet t’i ofroj shërbime 3G dhe 4G, të cilat më parë nuk i kishte. Po ashtu, me këtë marrëveshje kontrata këtij operatorit virtual i vazhdohet në heshtje edhe për 6 vite tjera, deri ajo në vitin 2019 është dashur të rinegociohej” ka bërë të ditur burimi brenda Prokurorisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur

Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …