Jusuf Zenunaj : Mehmet Loc-veterani


Veteran i UÇK-së


ish shërbëtori i Mup-it,


ky lajm


këmbët n’ dysh seç m’i këputi !


Ah Kosova ime,


Nënëlokja trime ,


shumë këmbë të përgjakura


mbi trupin tënd rënduan,


të mundura radhë , radhë


shkuan nëno , shkuan..,


plagët s’u shëruan.


Miellin e magjes së vjetër


djemtë tu ta kanë përzier


grurë,misër me thekër,


Janë ngatërruar mullisët


me loparët e vjetër.


Si nuk pëlcet zemra


sikur kokrra e kripës në zjarr ?!


Në të njëjtën listë


çlirimtarë e tradhtarë? !


Unë Hanko Halla,


Kosovë t’ lutem sot,


më thuaj


ç’luftë paska bërë veterani,


Mehmet Loc Pejani ? !


 


9 korrik 2015


 


 


Jusuf Zenunaj: Une në jug e ti në veri


 


Në të gjitha anët e atdheut tonë


dita krejt nuk ka zbardhur


jo, jo, nuk ka zbardhur !


Fyellashti dridhet në nëpër kohë,


në degët e lisit të moçem pranë kullës


e një zë më thërret prej jugut


Boletin ku je,


ku je !?


Malli për ty më ka marrë


ta shoh mbi vetull


qeleshen e bardhë


e koburen n’ brez


moti o Isë,


o vëlla të pres,


Unë roje në jug,


ti në veri,


në mëmëdheun tonë-


Shqipëri.


 


J. Z. ,qershor 2015


 


 


Erdhen na ndihmuan,


vendin e çliruam,


erdhen na ndihmuan


vendin na e coptuan.


me fjalë ” t’ ëmbëla e t’ buta “


do të ndërrohet kushtetuta


atdheu im i dashur


ç’u bëre mish-mash,


siç donim të të shihnim


ende nuk të pashë,


tanët të grryejnjnë


bashkë me të’huajt horra


se s’u dogji dora…


 


 


J.Z. , 13 qershor 2015


 


 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …