Zyra e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, përmes një përgjigje me shkrim, ka reaguar kundër deklaratave se Qeveria e Kosovës do të duhej të procedonte në Parlament një nismë për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Qeveria nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por ka thënë se përkrah nismën e deputetëve për shfuqizimin i Speciales. Kanë thënë, po ashtu, se me Gjykatën Speciale nuk bën të luhen lojëra të tilla për përfitime personale e politike. Nuk komentojmë deklarata të liderëve të partive politike për çështje të këtilla. Ne respektojmë nismën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për Dhomat e Specializuara. Temat e këtilla të ndjeshme nuk duhet të shërbejnë për lojëra dhe përfitime personale e politike, thuhet në një kumtesë të Zyrës së Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …