Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka marrë pjesë në ndezjen e buzmit të Krishtlindjes ortodokse të shtunën në mbremje në kishën e Shën Dimitrit në pjesën veriore të Mitrovicës. Ai gjatë kësaj ceremonie ka thënë se derisa të ketë Krishtlindje do të ketë edhe serb në Kosovë. Gjuriq pjesëmarrësve u ka uruar mbrëmjen e ndezjes së buzmit dhe i ka uruar për festa, transmeton lajmi.net. Tutje Gjuriq ka thënë se serbët nuk duhet t’i harrojnë zakonet dhe traditat. “Nuk ka popull të suksesshëm nëse nuk respektohet tradita”, ka thënë ai. Gjuriq, merr vesh lajmi.net, ka hyrë në Kosovë pasi që ka bërë kërkesë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme për leje.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …