Shërbyesit civil të Kosovës po kërkojnë që edhe atyre të u rritet paga nga ana e qeverisë së Kosovës. Mursel Zymberi kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, tha se kërkesat e shërbyesve civil për rritje pagash janë reale. “Ne kemi kërkuar edhe më herët që të ketë rritje të pagave dhe nivelizim të pagave. Vendimi për rritjen e pagave për udhëheqësit na ka indinjuar shumë. Ata për vete i rritën 100%, ky veprim i tyre ka qenë shumë iritues për neve”, tha ai sot për RTK-në. Sipas tij ka pasur manipulime parazgjedhore. “Po shihet se ka qenë fushatë parazgjedhore, ata nuk po i mbajnë premtimet”, theksoi ai. Zymberi vlerësoi se për shumë arsyeje nuk po lejohet që të ketë kategorizim. Sipas Zymberit në komuna shërbyesit civil punoinë me paga shumë të ulëta, edhe pse janë me arsim të lartë. “Ata marrin paga 350 euro në muaj edhe pse kanë arsim të lartë”, theksoi ai. Nuk duhet që vetëm kryeministri i vendit, sipas Zymberit të ketë benificione nga shteti.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …