Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi paralajmëron vlerësim të mësimdhënësve

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi paralajmëron vlerësim të mësimdhënësve

Vlerësim për të gjithë mësimdhënësit paralajmëron Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e këtë do ta bëjnë për të identifikuar nevojën për trajnim të mësimdhënësve. I pari i kësaj ministrie, Shyqiri Bytyqi, thotë se këtë vlerësim të mësimdhënësve nuk do ta bëjnë formalisht, por do ta bëjnë në mënyrë profesionale.  MASHT-i ka bërë trajnime për mësimdhënësit rreth kurrikulës së re, por që ministri Byqyqi thotë se një masë e madhe e mësimdhënësve trajnimet i kanë mbajtur vetëm për formalitet dhe se nuk e kanë mbajtur trajnimin për të arritur nivelin e marrjes së informacionit për ta zbatuar atë kurrikulë në praktikë. Gjithashtu, ministri ka thënë se mësimdhënësit duhet të vetëdijesohen se nuk janë mësues vetëm kur shkojnë në shkollë, ai tha se mësimi tërë jetësor duhet të zbatohet patjetër në Kosovë.

Në vitin 2018 do të mbahet testimi ndërkombëtar PISA, e që për këtë ministri Bytyqi ka bërë të ditur se ka kërkuar nga PISA që ky test të shtyhet për një vit, kërkesë kjo e cila nuk është pranuar. Po ashtu, ai tha se ka qenë mundësia që të tërhiqen nga ky test dhe të fillojnë gjithçka nga e para në vitin 2021, por që nuk e ka parë të udhës ta bëjë këtë shtyrje. Bytyqi tha se pas refuzimit të kërkesës kanë krijuar një komision ku kanë bërë një plan dinamik që në këtë periudhë shumë të shkurtër të marrin hapa konkret për të qenë të përgatitur për këtë testim. Prioritet për vitet e ardhshme për MASHT-in është arsimi profesional, ku ministri Bytyqi ka thënë se është shumë i interesuar që këtë ta zhvilloj në nivelin e duhur në mënyrë që të rinjtë e Kosovës të përgatiten dhe të jenë të shkathët për tregun e punës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …