Mesazh urimi i kryetarit të Komunës së Klinës për festën e Krishtlindjeve Ortodokse

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për Festën e Krishtlindjeve, me urimin që këtë ditë feste ta kalojnë në harmoni dhe paqe. “Kam nderin që në emrin tim dhe të qytetarëve të Komunës së Klinës, t’ju uroj Festën e Krishtlindjeve Ortodokse. Krishtlindjet janë një prej festave që i japin shpirt njerëzimit, përmes ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe ripërtëritjes së besimit te Zoti. Kjo festë është festë e shpresës, ditë e paqes, e dashurisë, e njohjes dhe përafrimit të popujve dhe të vlerave njerëzore” , thuhet në urimin Kryetarit Elezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …