Libri biografik për kryetarin e vendit, Hashim Thaçi, është në prag të botimit. I shkruar nga dy gazetarët britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, me titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me rreth 320 faqe, pritet të botohet në muajin shkurt. Në një intervistë të shkurtër për “KosovaPress”, kryetari Thaçi pohon se i ka autorizuar intervistat të cilat i ka dhënë me kërkesë të autorëve, porse nuk ka ide se çfarë përmban libri në tërësi. I pari i vendit ka thënë se këto intervista kishin të bënin me jetën e tij private dhe publike, që nga lindja deri në ditët e sotme. Promovimi i librit do të bëhet në Londër, Uashington dhe Bruksel gjatë muajve të ardhshëm, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …