Një zjarr ka shpërthyer sot në Kullën e Trumpit në Manhattan të Nju Jorkut, njoftojnë mediat amerikane. Zjarri shpërtheu pak para orës 07:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa kryetari Donald Trump nuk ishte në ndërtesë. Shefi Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut, Roger Sakowich i tha NBC News se zjarri filloi në një njësi të ngrohjes. Sipas medias amerikane, zjarri u raportua pasi agjentët e Shërbimit Sekret vunë re tymin. Një burim policor i ka thënë për NBC News se nuk ka raporte fillestare për të lënduar, transmeton KosovaPress.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …