leoni

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila: Qeveria aktuale duhet të shkojë në shtëpi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila: Qeveria aktuale duhet të shkojë në shtëpi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj, duke thënë se është koha që Qeveria aktuale duhet të shkojë në shtëpi.

“Arsyeja pse e rriti rrogën e vet për 100% Kryeministri i vendit ishte për “përfaqësim të dinjitetshëm” se i duhen kravata dhe këmisha të reja në takimet e shumta që ai i ka. Për kravata e këmisha nuk ka të holla, por kryeministri kalon pushimet e fundvitit të parë si KM në Kosovën e pavarësisë në resortin më të shtrenjtë në Zvicër. Kryeministri deklaron se tani ka të holla, por s’ka kohë të mjaftueshme për pushime. Kryeministri nuk arrin të marrë vizën për në SHBA. Nuk ka asnjë takim të konfirmuar në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, por ka një ftesë të gardës së shtetit të Iowa për një ceremoni. Tani del se Kryeministri ka kohë, ka të holla, por tani NUK ka vizë amerikane. Amerikanët i treguan Kryeministrit se, të hollat e shtetit që qeveris edhe i merr si n’bahqe të babës, kohën edhe e gjen, por kur nuk je në gjendje të qeverisësh shtetin tënd, trus në zyrën tënde dhe mos shit mend kur s’ke për çka. Koha kjo Qeveri me shkuar në shtëpi krejt, se Qeverisja jo sport i rëndë, por i pamundur për ta”, ka shkuar Kusari-Lila në një postim të sajë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …