(Lajmi për vrasjen e djaloshit Jehon Gërvalla, në Nju-Jork (të premten), më 25 korrik 2015, më tronditi shumë dhe më pikëlloi thellë në shpirt)
-Epo, ku të filloj më parë,-do të shkruaj për gjakun e derdhur shqiptar!
Pse po heshtë, moj pena ime,
Rënko, gjëmo, klith,-çaje qiellin,
Ku i kemi, bijë e bija?!
Në këtë kohë,-stuhi-trazime…
Ah! Pamëshirë, i vrau armiku,
Ah! Pamëshirë, i degdisi tradhtia!
Shpërthe vullkane,-moj pena ime,
Ku e gjen durimin kot…?
E kupton ty, moj e uruar,
Sa të rinj, e të reja,-po i varrosim sot?!
Shpërthen loti, djeg si baroti,
Dhembjet zemrat, na i vrerosin,
Bijë e bija,-krenaria e atdheut,
I burgosin, i syrgjynosin!
A mos vallë qenka shkruar,
Kështu,-të vuajmë për jetë e mot,
Gjak rrëkeje, në Tokën Mëmë,
Gjak rrufeje,-nëpër botë?!
Le të rrjedhin vargjet e mia,
Me lot gjaku, vala-vala,
Si vetëtima,-më dogji lajmi,
Për Ty, o Jehon Gërvalla!
Ty, Jehon, -ah!…-Nuk të kam njohur,
Për ty,-si për shumë të tjerë,
Më mungoi, përqafimi,
Mua dhe babain tënd, Zeqirin,
Nga sëmurja, nga robëria,
Pamëshirë na goditi,-por s´na theu,
Ky i keqi,-tej stërkeqi,
I ziu, burg-mërgimi!
Po, nga koha e rinisë,
E njoha bacin tonë, Zeqiri,
Ay, -për fatet e kombit,-e, të Shqipërisë,.
Digjej dhe po digjet si qiri!
Kosova dergjej, në robërinë barbare,
Serbo-çetnike,-tejet mizore,
Baca ynë, atdhetar poeti,
Rehatinë e shpirtit,-kurrë se gjeti,
Përkrah, simbol-lirisë, Adem Demaçit,
Fazli Greiçevcit, Rexhep Elmazit,-e të tjerë,
Përfytej me xhelatët, kazamateve armike…,
Frikën nuk ua patën kurrë, qëndruan me nder!
I tmerronte, i trondiste,-me grushtin lart,
Ky Vigan,-me kushtrime,-rrebeshe tërmeti!…
Vitet sa shekujt, i sfiduan në furtuna,
U ngritën madhështorë,-meteorë,
Në betejat e pandërprera,
Të pamposhtur, dyzetë vite në kala!
Shqipëri-Kosova, me Viset e robëruara,
E gjakojnë ribashkimin, lirinë, barazinë,
Me heroizma,-botës armike,
Dhe, botës mike,-i tha!
Po sot,-pse po mbeten yjet nëpër botë,
Pse të bien, bijtë e tyre therorë?!
Pse Nënëlokja,-kurrë pranë si mori,
-Ja, bijtë e mi,-ju e keni ardhmërinë në dorë?!
Apo, ndofta shekujt po ironizojnë,
Me gjakun e dëlirë shqiptar!…
Jo, jo! Nuk ngopen hienat me viktima,
Ndaj, të zgjohen, shqipet sa më parë!…
Dhembja sa fushat, e shtruara me pikëllim,
E rëndë sa malet,-në revoltë-dëshpërim!
Për djaloshin, Jehonin tonë,
Punëtorin e devotshëm dhe trim!
Mbahu i fortë stoik -si kurdoherë,
O baci ynë, i gjakut, Liridon Shqiptar.
O i madhi, Zeqir Gërvalla!…
Na ndihmo,-o burrë i dheut,
T´i presim, edhe këto furtuna,
Ah! Po na therin zemrat e vala!…
Ju, kurdoherë e paçi shëndetin,
Të fortë,-si kurdoherë krenarinë,
-Do t´na vjen dita,-me Shqipo e Shqiponja,
Do ta kemi, të fortë të RIBASHKUAR,
Të barabartë dhe të përparuar,
Do ta bëjmë,-siç e duam Shqipërinë!
30. Korrik. 2015