Me leximin e librit të Fehmi Berishës, kujdesëshëm më dalin në shesh dy çështje thelbësore. Së pari autori mendon, folë dhe vepron me pietet për Shqipërinë. Së dyti, autori, folë, vepron dhe shkruan me rezignacion për Jugosllavinë katrahurë imperialiste. E kuptueshme. Diagnozë realiste për atë kohë të frikës dhe dyshimit në të dy shtetet që ishin antare të OKB-së, prej së cilës Bota syrvejohet por as atëherë e as sot, nuk sundohet. Në librin e Fehmi Berishës janë shkrirë evolutivisht tri unversitete të jetës dhe diturisë: universiteti popullor; universiteti i disidentës; universiteti burgjeve. Këto shkolla kanë bërë rrugë evolutive shkencore, nga mosrespetimi i ligjeve të okupatorit, deri në demonstratë dhe prej këtyre dy fronteve në luftë të armatosur. E thënë troq, armiku dhe Evropa edhe njëmijë vjetë do të na robëronin, po mos t` i folnim me grykën e pushkës. Vetëm gjuhen e saj e kuptojnë, natyrshëm si çdo rregjim shtypës dhe kriminal-kolonial.
Universiteti popullor për viset e robëruara shqiptare, me rektor arsimtarët patriotë
Pas largimit të pushtetit fashist nga viset e robëruara shqiptare nga Jugoslavia më 1945 do të vëndoset sërsih në Kosovë një pushtet kolonial. Pse mos ta themi se më 1945 primatin për hapjen e shkollave shqipe do ta merr i ndritëshmi Zekeria Rexha. Me që mësues nuk kishte do të shkojë në Tiranë dhe prej atje do të vijnë nja 300 mësues. Mjaftë sa për ta filluar rrugën e arsimimit për gjysmën e kombit të mbetur nën robërinë jugosllave. Po, Profesor Zekeria Rexha do ta ketë përkrahjen edhe prej të tjerëve, por ky shkelqente në luftën për arsimim, sidomos të femrës shqiptare. Do të hapen shkolla fillore dhe me vështërsi ato të mesmet, të cilat më 1958 do të tentohet nga titistët të mbyllën. Flamuri Kombëtar dhe administrata shqipe ishin të ndaluara, sidomos Falmuri. Por, më 1959/60 në Prishtinë do të hapen fakultetet e para kuptohet jo në gjuhen shqipe. Ato fakultete më 1970 do të shndërrohen në UNIVERZITET të Prishtinës, ku do të studiojnë të gjitha shtresat e rinisë dhe popullit. Këtu, do të kalitën kuadrot e reja. Atyre patriotëve të disidencës dhe atyre të patriotëve të burgjeve nga viti 1958 pa ngarkesa ideologjike u printe Adem Demaçi. Prej këtij Univerziteti do të kalitet rinija dhe ajo do të shperthej si vullkani në Demonstrat patriotike dhe rrevolucionare më 1968 me merin e Adem Demaçit.
Universiteti i disidentës me rektor Ali Hadrin
Po ndalemi te përshkrimi i situatës në Jugosllavi, gjithnjë duke nxierrë sekuenca trishtuese për pozitën e shqiptarëpve që po përjetonin golgotën e tretë, nga neofashizmi pansllavistë serbë gati një shekull antishqiptar, më 1912- 1999.
Pas Plenumit të LKJ-ës në Brione më 1966 filozofia e disidentës do të ketë mundësi të mëdha të dali në siperfaqe. Të paktpën do të fillojë një epokë më e shlirëshme për veprim. Tito me kompani e kishte evituar A. Rankoviqin nga funksioni për shkak se ia rrezikonte pozitën. Pra jo si trumbetohej nga disa titistë shqiptarë, për shkak të deformimve ndaj shqiptarëve. Në dokumentin e Planumit nuk përmenden me asnjë fjalë shqiptarët. Pas Plenumit, më 1967 hapur do të shpërthej populli nepër tubime se DUAM KOSOVA të avansohet në REPUBLIKE. Por ajo u ndalua nga lartë –poshtë më 21 mars 1967. Më 1972 Prof Dr Ali Hadri do të lajmërohet me një kritikë historike shklencore drejtuar S. V. Tempos. Studimi Prof Dr Ali HADRIT do t` ia dridhë themlet Jugosllavisë. E vërteta, kundër Ali Hadrit do të ngritet një Komoison shtetror-partiak. Por pikërishtë më 1972 Katedra e Historisë do t` ia filojë punën me studimet pasuniverzitare. Ali Hadri me punimet tjera kritike shkencore do të avansohet në rektor të univerzitetit të disidentës. Deri më 1978 nga këto studime do të dalin shumë magjistra dhe disa doktorë shkence të historisë me mentor Akademik Ali Hadrin. Vlen të theksohet se profesorët qqë vinin për ligjerata nga Tirana si Akademik Stefanaq Pollo, Aklademik Selami Pulaha, Akademik Kristaq Prifti, Akademik Arben Puto, Akademik Kristo Frashëri etj do ta shnëojnë Epokën renesansës shqiptare në Kosovë dhe më gjërë. Lidhur me këtë lirisht mund të thuhet se ajo renesansë u zgjërua edhe në Shqipëri, sepse atje nuk kishte studime pasuniverzitare, madje nuk kishte dorktorantura. Kështu, doktoranturat: “ Rrthanat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941 me autor H. Bajramin së pari më 1978 do ta marrë “vizën” në Tiranë e pastaj do të mprohet në Prishtinë. Pastaj “Lëvizja kaçake në Kosovë 1918-1928” me autor Liman Rishitin, do të avansojnë disidentizmin në të gjitha viset shqiptare. Deri sa i pari shpaloste Programin politik të Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Bedri Pejanit, i dyti sheshëzonte luftën Nacionalçlirimtare të drejtuar nga gjeneral Azem BEJTA.
Të dy monografitë e kishin një mentor Akademik Ali Hadrin, e kishin një emrues të përbashkët: Programin Politik dhe të Luftës të drejtuar nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1925, me kryetar Hoxhë Dr. Kadri Prishtinën. Eshtë këtu fjala për një pasqyrë realiste të robërisë shqiptare dhe luftës së tij për liri dhe pavarësi nën drejtimin e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1941. Komiteti Mbrojtja Kombpëtare e Kosovës për herë të parë po nxirrej nga temat TABU kudo në trojet shqiptare. Hasan Prishtina, po sheshzohej si personalitet i shekmullit. Jo vëtëm kaq, botimi i Konventës Jugosllavo-turke nga viti 1938, për deportimin e të gjithë shqiptarëve të robëruar nën Jugosllavinë, i botuar në “Gjurmime Albanologjike”më 1980 (me autor H. Bajramin) ishte një “pushkë plotë”, kundër politikës pansllaviste jugosllave. Nxierrja në shesh dhe përhapja dorë me dorë e tërë arsenalit të Elaborateve nga “Klubi kulturor serb 1935-1945” për shfarosjen e shqqiptarëve nga Jugosllavia, nxierrja e Prgramit të Stevan Moleviqit për Serbinë homogjene dhe Jugosllavinë integrale 1941 ishte edhe një faktor plus i rreshtimit disident më 1978. Nxierrja e Elaboratit të Ivo Andriqit, Për ndarjen e Shqipërisë më 1939 në mes të Jugosllavisë dhe Iatlisë fashiste ishte një argumnet shtesë për nxierrëjen e çështjes shqiptare me tërë dimenzionin e saj para opinionit shkencor evropian. Dhe ajo nxierrëje do të ndodhë në Novi Sad më 1979.
Në Novi Sad më 1979, do të konfrontohen Akademik Ali Hadri dhe Pera Damjanoviqi rreth Elaboratit të Ivo Andriqit, për ndarjën e Shqipërisë në mes Jugosllavisë dhe Italisë. Akademik Ali Hadri do të akuzojë tërë politikën jugosllave se po e ngritë në kult Ivo Andriqin. Pera Damjanoviqi (biograf i Titos), në anën tjetër, do të përpiqet që ta amortizojë çështjen duke thënë se çminin Nobel Ivo Andriqit, nuk ia kemi dhënë ne (jugosllavët), por Norvegjia-Evropa. Akademik Ali Hadri, do t` i përgjigjet në mënyrë ingenioze se: “ Ju dhe Evropa jeni albanofob, për faktin se i urreni shqiptarët që jetojnë me TRI rreligjione, se janë shumë tolerant në mes veti, por janë NJE dhe do të frymojnë si Kombë gjithëmonë në një drejtim”. Ishte kjo një përgjigje gjeniale e Prof. Ali Hadrit, që e lidhi çështje kombëtare me faktin unik fetar, e duke aluduar në bshkimin kombëtar. Tre historianë serb filluan me neveri të zgërdhihen se ai elaborat është i falsifikuar në Zagreb?!!!. Për ta amortizuar turrin e “jurishnikëve serbo- sllavë” , gjithnjë më 1979, do ta nxjerr nga Dosja, Elaboratin e Ivo Andrit, që e kisha kseroksuar në Arkivin e Jugosllavisë, në Signaturën 37, në origjinal dhe do t` ua përplasi në tavolinë. Ja kenë po e mbroni, ja çfar “falsifikimi është”. Ja ku është nënshkrimi i Ivo Andriqit në faqen e parë të Elaboratit. Ju e keni ruajtë këtë, pale mos po krijohen kushtet për ta aktualiziar, dhe kjo ka ndodhë më 1953, kur është lidhë Pakti ushtrak Jugosllavi-Turqi-Greqi. Tash, më 1953 pjesëmarrëse në ndarjen e Shqipërisë, nuk është ma Italia fashiste, por është Greqia fashiste e Papagosit, është Turqia e Gjelal bajarit dhe Menderesit, është Jugosllavia (RFPJ). Po, po e posedojmë marrëveshjen e Ankaras 1953. Ky dokument nuk është kurrfar sekreti për hulumtuesit shkencor.
Profa (Akademik Ali Hadri dhe mr Fejzullah Qerkini që ishte Drejtor i Arkivit Kosovës, (atëbotë) me grimsa më dhanë shenjë që të pushoj e mos të nxjerr fakte tjera. Të gjithë të parnishmit (jugosllavë dhe ndërkombëtarët) në Simpoziumin 1979 për ruajtjen e dokumentacionit, e kuptuan se për çka është fjala. Ishte kjo një paraqitje disidente brilante e Akademik Ali Hadrit. Merita kryesore për tërë këtë rreshtim i takon Akademik Ali Hadrit, që ishte mentor i hulumtimit nepër arkiva të Ballkanit dhe Evropës, për monografitë e lartë shënuara dhe për shumë të tjera të botuara dhe të pabotuara deri me sot. Disident ishte edhe shpalosja e dokumentit për “Amnestimin e çetnikëve më 21 XI 1944” nga Kryesia e AVNOJ-it. Këtë shpalosje e bëra në Zveçan më 1980, ku diskutohej për “Rëndësinë e Trepçës për ekonominë e Kosovës 1927-1977” . Dokumentin mbi amnestinë e kishte nënshkruar Ivan ribari. Aty për aty do të reagojnë disa politikanë “kosovar”, por më i ashpri ishte Ali Shukriu duke m` u drejtuar: “Nëse edhe njëherë shpalosë këso dokumentesh, do të ligjerojnë mbi varr Ali Hadri dhe Masar Kodra sikurse Englesi Marksit”. Kryesorja, i thash se nuk do të kesh shansin të ligjeroish ti. Dhe dyshimi se më ka nxitë profa mbeti në ajr. Disidencë më duhet të them se ishte edhe hapja e Seminarit për kulturë dhe letërsi shqipe për të huaj në Prishtinë. Ky seminar ka pasë rëndësi historike sepse të huajtë përmes fakteve e kuptuan se çfar të drejtash kanë shqiptarët , se janë popull i diskriminuar në të gjitha lëmitë. Ky seminar ishte ideuar nga Komiteti Krahinor (M. Bakkali) , “për inati të Shqipërisë dhe Enver Hoxhës”, për të diftuar se ne “ në Jugosllavi jemi shumë kah përpaarojmë”. Doli e kundërta. Disidentë ishin edhe dokuemntet e Forein Ofisit që u sollën nga Londra prej Zhivko Avramovskit lidhur me Komitetin e Kosovës. Disidentë ishin edhe dokumentet e Kominternit 1919-1943 lidhur me Shqipërinë etnike. Të gjitha dokumentet jepnin argumente se Kosova duhet t` i takojë Shqipërisë. Këtë qarqet jugosllave mundoheshin ta mbulojnë, ta cenzurojnë, por argumentet ishin në duart tona ma në fund.
U takon pastaj merita për disidencë edhe Xheladin Shalës, që ishte redaktor i “Gjurmimeve Albanologjike” më 1980, por edhe merita e Drejtorit Institutit Albanologjik Akademik Rexhep Qosjes, për botimin e Konventës Jugoslalvo-Turke për deportimin e shqiptarëve në Anadoll nga viti 1939- 1944, në gjuhën shqipe, i botuar pikërisht nga Instituti Alabanologjik. Kështu Instituti i Historisë dhe Instituti Alabnologjik, po vinin e ishin bërë pista prej kah regrutohej tërë lëviozja rrevolucioanre disidente punëtore dhe inteletuale. Merita kuptohet i takon Akademik Ali Hadrit që ishte kordinatori kryesor i të gjitha studimeve pasuniverzitare në shkencat shoqërore në lëminë e hisrorisë. Më vonë, pas tri viteve pas një pune të gjatë në përkthim të patriotit Kadri HALIMI, do të botohet “Naçertania 1844”, që ishte siguruar në Arkivin e Zagrebit nga H. Bajrami më 1976. Për disidencën në letërsi nuk jam kompetent të flas. Por edhe ajo e ka vendin më të lartë në panteon. Ka pasë refketime ku çështjet duhej të maskohen dhe nga njëherë edhe të lavdohet PKJ-LKJ, sa për të mbjellë “mjegulla politike”, por historia ishte ajo që duhej të fliste me gjuhën e argumenteve për Jugosllavinë si krijesë imperialiste, për kampet e përqëndrimit enkas për shqiptarë në Nish, Qaqak, Leskofc 1918-1922 etj, për çarmatimin e shqiptarëve, për kolonizimin, për burgime masive, për gjenocid të paparë, për shpërnguljen në masë në Anadoll 1912-1966, për ndalimin e shkollimit në çdo gjuhë, për qëndrimin e PKJ-ës ndaj çështjes nacionale 1919-1941, për pëprcaktimin e kësaj partie që Kosova t` i takojë Shqipërisë (1928), për avansimine Kosovës në Republikë (1940), e qëndrime të tjera, që pastaj u konvertuan nga të njetit kuadro me synime robëruese pansllaviste më 1945. Në këtë drejtim më 1980 në Beograd do të shprthejë një kundërthënje edhe më e thellë nëmes Akademik ali Hadrit, Dr Hakif Baramit në një anë dhe Branko Petranoviqit, njëfar Kaqavendës e disa të tjerëve “rezervistë” , si i quanim me cinizëm rreth fjalimit të E. Krdelit më 1957 për shkatrrimin e Jugosllavisë. Ne shqiptarët dhe sllovenët e mbronim E. Kardelin që kishte thënë se ‘ Ne sllovenët një ditë është enatyrshme që të bashkohemi me Austrinë dhe Italinë, ndërsa ju serbët është e natyrshme që të bashkoheni me Bullgarinë, sepse keni rrewligjion dhe kultuar të përafërt. Nga salla Dobrica Qosiqi do të provokojë E. Kardelin me pyetjen: “ E Shqiptaët?. Kardelei vijon, është e natyrshme që shqiptarët e Jugosllavisë një ditë të bashkohen me Shqipërinë”. Dhe atij nuk i ndodhë asgjë, sepse ishte afër Titos. Shkurt, këto qëndrime neve na shërbenin që ta shfaqim qëndrimin tonë shkencor pa asnjë frigë. POr e dinim se politika ndaj neve ishte shumë e egër, koloniale dhe raciste. POr “uji nuk duhej të ndalej”. Lidhur me këtë botimi i dokumenteve komplet në “Vjetar” të Arkivit Kosovës, për Konferencën e Bujanit 1943/4 më 1983, ishte edhe një argument shtesë për disidencën shkencore shqiptare. Madje zbulimi i Marrëveshjes Xhentelmene për deportimin e shqiptarëve në Anadoll më 1953 në mes Titos dhe F. Kyprilisë më 1988 në Beograd ishte një arsyetim publik pse rinija dhe populli po dmeonstron dhe nuk është i knaqur me pozitën e vet kombëtare. Shqiptarët ma nuk kishin asnjë lloj besimi në frazat boshe të LKJ-ës, ato do të xhveshen në vijim nga gjenrata e Adem Jasharit e drejtuar gjithëmonë nga ideologu Adem Demaçi 1989-1999. Disidenca shkencore në Kosovë është deshmuar edhe më 1995 kur Akademia e Shkencave të Kosovës mbajti simpozium dhe i botoi studimet me titull “ Gjenocidi serb në Kosovë 1844-1995” drejtuar nga Akademik Gazmend Zajmi. Po atë vitë, më 1995 do të botohet nga Qendra Informative e Kosovës libri: Dr Hakif Bajrami, Politika e shfarosjes se Shqiptareve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, “QIK” , Prishtinë, 1995. Ma nuk kishte dilemë se kush është serbia “ integrale dhe homogjene”. Ishte ajo katrahurë që duhej luftuaar me argumentin e fuqisë së armës, sepse Evropa të kupton vetëm kur i folë me grykën e pushkës.
Le të mbetet vakum shumë çka, por po ia fillojmë më ngjarjet rrevolucionare shqiptare të vitit 1981, sepse aty pikërisht autori e ka pikënisjen e tij patriotike, kuptohet edhe më herët që duket, pa injoruar atë të rinisë së herëshme që lirisht mund të quhet si një kryengritës i pasionuar që shumë arsimtarë i lente pa frymë, me gjykimet e tij të pjekura dhe solide, për të hy ma në fund me guxim dhe pathyeshmeri në “odën e burrave”, të shkollës Adem Demaçit.
Tani po e përshkruaj një të dhënë që nuk ka fortë lidhje me autorin as me librin, por me idealet e Fehmi Berishës, po se po. Më 1980 isha antar i Komisionit për shkrimin e historisë Kosovës. Aty kisha shansën t` i dëgjoja politikanët kah ligjerojnë fjalime pompoze dhe një ditë papritamas ai zë i tyre me neveriste trishtueshëm (ishin 13 politikanë dhe 3 historianë; Ali Hadri, Tahir Abdyli dhe Hakif Bajrami). Zëri i atyre politikanëve që nuk lenin ta marrim fjalen asken që mednon ndryshe, më dukej se ishte një zë që vinte nga një ish gjallresë e vdekur merzitshëm, dhe paska vdekë ose don të vdesë pikërishtë ashtu si ishte ardhur në jetë, me dhunë. Me neveri të maskuar më duhej të pritja dhe ta frenoja vetvetën sepse ishim tre histirianë në qerdhën e tigrave që rrëmbenin çdo gjë para dhe pas veti. Në mbledhjen e majit 1981 mu kujtuan rrethanat e të burgosurve që i imagjionoja se janë të tmerrëshme për të gjithë.Për një çast do t` i drejtohem profës (Ali Hadrit) me zë të ulët “ Unë nuk jam për këtë vend . Jam tepër i mjegulluar, i urrejë këta malokë lavirë. I sheh këta malokë se si zgërdhihen e ne të tre, si qyqet e rremit jemi strukur dhe po heshtim. Jo nuk mund t` i durojë ma. Profa (Akademik ali HADRI) : “Vllaçko unë jam shefi ytë, këta janë çelbësira të mykura dhe trimëri është të qëndrojmë. E thoshte nga përvoja dhe me sinqeritet të më nxjerr nga ai turr që kisha marrë në mendje. Një ditë vllaçko çeshjet dhe hallkamat e tyre do t` ua kthejmë në vajë, mjerim të pafund , në shkatrrim të katrahirës së tyre (nuk e tha fjalen Jugosllavi, por ajo shprehje për ne kur ishim vetëm ishte përditëshmeri).
Aty për aty mu duken rradhët e gjata të shoferëve për benzin, që nuk ishin temë e tubimit, mu kujtuan tregtatër e mbetur pa mall, mu kujtua populli që shante e pshtyne pushtetarët nepër rrugë dhe sheshe , e ata –pushtetarët me entuaziazëm zgërdhiheshin për të na u dukur se janë të LUMTUR e që e kishin masakruar rininë gjatë mars prillit (1981). E ne duhej të turpëroheshim pse jemi aty me ta. Ishte kjo psikologjia e distancës që vret dhe nuk ndëshkohet. Duhej patjetër të mbetëshim si “Kali i Trojës” për ta luftuar atë forcë kancergjene përbrenda, sepse nga jashtë ishte disi e kotë. Me i kompromituar PO, por me i rrxuar nga pushteti ishte konstaim i ynë, nuk kishim forcë e as përkrahje të mirfillët nga jashtë, sepse ishim pa miqë të vërtetë. Madje e kishim përpiluar një dokument bazë që pa hyrjen në konflikt mes veti të serbëve me kroatë dhe sllovenë, nuk kishte mundësi shkatrrimi i Jugosllavisë. Kjo ishte diagnoza jonë shkencore. Shqiptarët aktivë dhe në lëvizje lufte për shkollë dhe për njohje të opinionit me pozitën tonë ishte ajo platoja programore historike, duke iu bashkuar rinisë dhe popullit në rreshtim me studime dhe libra, me biseda dhe këshilla në interes të kombit pa urrejtje. KJo ishte shkolla e Hasan Prishtinës prej së cilës jugosllavët tmerroheshin sepse e dinin se do ta humbin luftën herdo kurdo që do të shpërthej. Nuk kishte shansë teorike pa shpërthyer ajo luftë. E vërteta ishte ajo luftë meritë e ilagaleës shqiptare, së cilës ia kishim lakmi për guximin dhe sakrificën. Po si të bëhemi pjesë e tyre nuk ishte çështja enigmatike. Të paktën nuk mund të qëndronim në dy karrika as gjatë e as shkurt dhe shqip. Edhe një fakt jam i obliguar ta publikojë. Prap në qershor 1981 politikanëve në Komisionin për shkrimin e Historisë Kosovës do t` ua shtrojë pas një serë kritikash që na i drejtuan neve (Ali Hadrit, Hakif Bajramit dhe Tahir Abdylit) për veprimtarinë botuese, këtë pyetje indikative duke e ditur se do të më përgjigjen ashtu si deshoiroja: ‘ E doni Ballkanin dhe Evropën Jugosllavi, apo Jugosllavinë e doni Ballkan dhe Evropë”. Të gjithë si në kor do të përgjigjen: “ E duam Jugosllavinë Ballkan dhe Evropë”. Unë: A shifni se jeni fashist dhe nuk e dini se jeni? Ju, dëshironi t` ia impononi Ballkanit dhe Evropës modelin e politikës suej dhe kjo nuk asgjë tejtër vetëm se fashizëm i kulluar”. Reagon Fadil Hoxha me kërcnim. I them mos nxito, lexoje Programin e LKJ-ës atë ëjesën ppër çështjet ideore-politike dhe pastaj akuzo. Por ju nuk e keni lexuar fare atë. Lxone Rrezolutën e Kongresit të PKJ-ës në Drezden më 1928; lexone Konferencën e V-të të PKJ-ës në Zagreb lidhur me çështjne Kosovës. Ju jeni konvertur nga vija politike e PKJ-ës për çëshyjen nacionale. Dhe , të gjithë do të heshtin!!! Nën hetime do të futemi: H. Bajrami dhe T. Abdyli për dy vjetë. Hetimet i kryente Njazi Burgideva, por na mbante në bllokun “privat”, me urdhër të Fadil Hoxhës. Pse, nuk e dijtëm kurrë!!!
Në Komisionin e Historisë shkonim të fundit dhe dilnim të parët. Atyre të politikës nuk iu dhamë shansë një kohë të gjatë as të bisedojnë me neve edhe pse duhej ta kishim fjalën kryesore. E dinim fare mirë se nuk mund të na marrin në burg për shkak të gradave shekencore shumë të larta. Ky hedek kishte krijuar një greminë ndarje nga ata që zgërdhiheshin me moton: “Pas Titos-Tito”. Ne duhej ta thonim mendimin tonë, por në mbledhjen e dytë të majit (1981) hipokirzisë së pashallarëve të kuq, me fjalë neofashiste u erdhi fundi dhe nga pozita që kisha më duhej të flisja i pari. E fillova unë sepse Profa, ishte në thumb të shtypit neveritës, ndërsa Tahiri duhej të emrohej drejtor i Institutit , kështu që profa më autorizoi të flasë pa ma diktuar asnjë fjalë. PO i themë këto në këtë promovim jo që të promovohemi por të dëshmojmë se me Serbinë (lexo Jugoslavinë) ishim në luftë vetëm për histori, për gjuhë shqipe, për tokën arbërore. E këto çështje ishin histori. Dhe, kur ishim vetëm e theksonin edhe këtë, mos të na rritet mendja se jemi patriot. Jo, ne e kemi obligim me ia “ndezë rinisë, popullit motorrët”, e pastaj çështja hecë vetvetiu sikur dialektika.
E fillova diskutimin për herë të parë pas demonstratave kështu: “ Evropa të dëgjon vetëm kur i flet me grykën e pushkës. Tjetër gjuhë nuk njeh. Por libri siguron që krisma më largë të ndihet, madje përtej saj. E thash këtë për të bërë një maskë sepse ata të “tavanit që e lëshon shiun dhe të le të lagur”, si i qunim byrokratët e lartë, folën tërë kohën se si kanë bërë luftë. Por nuk guxonin të hyjnë në histori të partisë që i takonin. E ajo parti kishte vëndosë më 1928 në Drezden që viset shqiptare t` u bashkohën Shqipërisë nën drejtimin rrevolucionar të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Ajo parti kishte vëndosë pastaj më 1940, që Kosova të avansohet me rastin e shkatrrimit të Jugoslavisë në Republikë sovjetike. Ajo parti kishte vëndosë që organizata e Partisë për Kosovë, të lidhet me Qenderën sikurse krahinat tjera të vendit. Mbeten të gjithë nja dy minuta pa frymë. Aty për aty, Akademik Ali Hadri, do të shpërthejë në heshtje: “Ja kështu shtrohen çështjet pricipielisht, ja kështu mprohet lufta e drejtë që është zhvilluar kundër prafashzimit serb dhe fashizmit italiano-nacist. Pehlivanët e politikës u mbështetën për muri.
Në rrethana të tilla të diktaturës ushtrake që ishte vëndosë në Kosovë (1981) të thuhen ato fjali nuk ishin çështje guximi, as patriotizëm , por ishin dhe mbetëshin vrejtëje se nuk do të durohet më dhuna e shfrenuar. Ne e kishim për detyrë profesionale të ua themi por , pas diskutimve tona e vazhduan avazin e vjetër, që lente të kuptohet se politikanët janë dehë në dhunë 35 vjeqare. Prandaj, të gjitha të ligat e sistemit totalitar ata të narcizmit nuk lenin shteg t` i trajtojmë në “armiqë e jashtëm” , ndërsa për armiqët e “brendëshem” filluan sikur të bëjnë me gisht kah ne , duke na venë para aktit të kryer pa e manduar varfërinë e tyre inteleektuale, që e kishin mishëruar pa konkurencë. Një çështje duhet shtruar këtu. Se shqiptarët ishin në pushtet konsideroheshin “ma të pashkollë”, sikur e kompenzonin atë idiotizëm me diskutime brutale por e thonin një të vërtetë, e thonin atë çka janë, e dëshmonin se janë TRADHTARE jo të shitur as të blerë, por ishin bërë vet vullnetarisht. Ata dhe këta do të thoshte Brehti, janë shitë dhe kur të shiten ma pazar nuk ka.
Në ato rrethana ku luftohej për hapësirë jetësore kombëtare, për lehtësim të paktën të denimeve që ndodhnin për ditë, ne historianët duhej të viheshim në zjarrin e parë. Në atë tubim të mërzitshëm për ata e dinin se nuk munden të na akuzojnë drejtëpër drejtë. Prandaj ne duhej çështjes t` i shkonim deri në fund. Duhej t` ua thonim se e majta politike nuk është për një armiqësi të këtillë në mes të popullit dhe shtetit. Fillonin të pushonin së kërrhaturi politikisht. Këtu u sosej benzini. Por kërrhama e tyre nuk shprasej jashtë dhomave të tubimit sepse gjykatat e denonin rininë në shkallë drkaonike dhe mizore. Lidhur me këtë, kurrë me saktësi nuk do të dihet se sa janë të gjitha vujetjet e asaj gjenrate nepër burgje, jashtë burgjeve. Nuk do të mundet për t` u mbatë se çfarë torturash politike janë përjetuar “jashtë” dhe “brenda”. Por dokuemntet e tyre nepër Kryesi me shenja sekrete tregojnë s e kush ishin dhe kush janë sot, që të trajtohen objektivisht. Po e them këtë sepse populli ka vuajtë madje prej të brendëshmëve, që duhet të zbulohen sepse sa më vonë çështjet do të përgjithësohen dhe nënçmonen.
Universiteti i burgjeve me rektor ideator Adem Demaçin
Pa asnjë dilemë mun d të thuhet se “rektor” i të inverziteteve (popullor, disidencë sepse kishte ndkimim të pakontestuar te çdo studiues në shkencat shoqërore të historisë, dhe burgje) ishte dhe mbetet Adem Demaçi. Këtë konstaim e gjemë edhe në kujtimet e një funksionari të lartë serb, që i boton më 1990 kur thot tekstualisht (më 20 shkurt 1990, f. 117) se “drejtuesi i të gjitha lëvizjeve shqiptare antijugosllave është Adem Demaçi .
Libri i Fehmi Berishës, e pikturon një pjesë të asaj hiostorie, dhe është ftesë për sheshëzimin e hafijeve dhe tradhtarëve. Fehmi Berisha në librin e tij, “ Nga Demonstrat në luftë, kujtime” nuk mirret me emocione sociale, por fillim e mabrim është politikë , është luftë ku demonstrohen muskujtë e shndoshë intelektual për ta bërë Shqiponjën dykrenare edhe më të shëndetëshme , më respektive , më serioze kudo që konsiderohet den baba den Shqipëri linguistike.Këtë fotograafi e kishim para sysh si në rendgen atëherë.
Jugosllaavia më 1981, ishte në pozitë të ngjashme politike sikurse Gjermania më 1933. Kjo gjendje politiko ekonomike që përcillet me shtypje nacionale dhe mungesë te të drejtave elementare të njeriut, pa tjetër prodhoin totalitarizëm të tipit fashisto-nacist. Jugosllavët atëbotë e pelqenin ta lavdojnë sitemin , bile gëzimin e kishin më të madhë nëse atë e bëjnë shqiptarët që mirreshin me shkencë. Nga ky qendrim para punonjësve shekncor viheshin bariera të pa përballueshme fizike dhe intelekruale. Por, shkenca jonë e historisë në çdo tubim provohej të mabhej në maje të thikës. Dhe për këtë qëndrim jugosllavët kanë marrë përgjegje adekavte sidomsos kur kishte të bëjë me Plan Programet e mësimit të historisë. Dhe kërkesa që të zbulohet një qendrim antikombëtar ishte konstatim i jugosllavëve , se Shqiptarët kanë zhvilluar Lëvizje të rrezistencës 1939-1945, ishte një atentat që iu kthye atyre që e kishin kurdisë si bumerang duke ua kthyer se në trojet shqiptare ka pasë probleme, por jo kaspahane (luftë civile) sikurse në të gjitha viset sllave në Ballkan. Këtu, tregimi i tyre mbaronte së lëvizuri, mbetej invalid. Lufta antifashiste shqiptare po e siguronte pashaportën “pa viza”, kudo në botë.
Kur jugonostaligjikët e kuptuan se nuk kanë shansë që ta denigrojnë Luftën antifashite shqiptare në Ballkan,duke e marrë në shenjë Enver Hoxhën,spese ai ua tutbullonte ujin më shumë se ne, filluan nga Salcburgu i Auastrisë të dërgojnë në adresën tonë dokumente fototip me firma ushtashe , pale a apo i ndalim dhe apo i përhapim në meset tona ku nuk mund të rridhte uji i turbullt apo i helmosur. Kemi qenë kompakt të gjithë pa dalllim. Dokumentet e “Sallcburgut” si i quanim ne ishin nga mizoritë serbe në Bihor më 1943 dhe në Kosovë më 1945. Ato dokumente pasi që fotokopjoheshin për të mbetur në Arkiv, ftoheshin kompoetent që të vijnë e të i marrin sepse vet i kishin derguar, fakt ky që ia tham njëfar Samiut më 1985, kur Fehmi Berisha me shokë ishte neprë burgje.
Nga viti 1978-1988 Jugosllavia ishte në në një depresion politik të shuarjës graduale shtetërore.Ndërsa gjatë viteve 1989-1992 ishin vite të kaosit shovinist sllavë. Lavdatat për Jugosllavinë integrale dhe Serbibë homogjene, nuk do të pushojnë. Katrahiura Jugosllavi do të konsiderohet e vdekur pikërisht atë ditë kur u projektua të themelohet (4 korrik 1941), më 4 korrik 1992. Ata që merrnin vesh diçka nga politika e dinin fundin, por ata që mirreshin me poezi politike, jetonin në iluzione , se do të çlirohemi në mënyrë evolutive, pra pa fuqinë e armës. Kështu të gjitha emocionet e “fuqisë jugosllave” për fatin tonë kombëtar, ishin kthyer në thika për ta masakruar sllavët njëri-tjetrin. Lidhur me këtë intelegjincia serbe ishte në dilirium fashist. Fuqitë politike në Evropë dhe SHBA, ende mendonin se i vdekuri do të ngjallet. Nuk e dinin se i bëri opercion në zemër, nuk mund të këndellët me dietë ekstreme në muajtë e parë pas sulmit në TRU, që kishte shpërthyer më 1981. Kështu çlirimi nga vetvetja, ishte bërë një ekuacion me dy zgjidhje, ndërsa të dyja ishin të njohura, por serbët sidomos do të orientohen në zgjidhjen me armë. Zgjidhja e parë, për jugosllavët nostaligjik, ishte rruga e djallit- rruga e shovinizimit. Në librin e Fehmi Berishës, kjo rrugë ishte shumë domethënse për vetdijësimin e kombit përmes shkollës Adem Demaçit. Ne historianët shqiptarë me kohë, këtë diagnozë e dinim fare mirë se kah po shkon “anija sllave drejtë fundosjes”. Zgjidhja e dytë, ishte futja e popullit në iluzione në detin e thellë të premtimeve , ku çdo gjë kontinetale vdes. Edhe këtë rrugë Fehmi Berisha e spejgon në mënyrë origjinale. Kësaj rruges dytë plus nëse i ndihmon djalli, që i prinë kopesë së shovinizmit kriminal sllavë, vdekja me EUTANAZI ishte fundi më i lumtur për shtetin si nocion politik pansllavist me elmente të një fundrine neofashiste.. Në këto rrethana popullit të robpëruar i lindin gjithëmonë dy ide kundrthënse . Ky fenomen nga filozofia e historisë është i njohura, por kujtë t` ia themi, kur neopolitikën shqiptarë me nxitim neobajraktarësh e muarën në duar tërë rreshtimin popullistë dhe në atë politikë gjenin punë sidomsos ,poetët dhe gazetarët qysh më 1989,madje me disa sociologë marksist dhe pedagogë leninist që e njihnin vetëm diagnozen vetvrasëse të vetqeverisjes, por jo ligjet dialektike të fitorës dhe ëçlirimit nga okupatori, nuk pranin në vetlavdata. Në librin Kujtime të Fehmi Berishës, ajo atmosferë politike patetike jipet në vetëm e parë shumës sui generisë, ku “drejtuesi i veturës është pa asnjë ditë përvojë si shofer”. Fehmi Berisha këtë atmosferë e pikturon me copëza historike sikurse Gernika e Pikasosë, për ta nxierr fotografinë infektive të iluzioneve politike shqiptare, pikërishtë për atë “nerv trupor, që patriotëve të shkollës Adem Demaçit nuk iu falet nëse heshtë. Prandaj këta luftëtarë, nuk janë kritizerë, por ofrojnë zgjidhje, të cilën pacifistët e luftuan me të gjitha mjetet, e rreshtimin e vërtetë, atë të UÇK-ës e kishin para hundës.
Kështu në librin e Fehmi Berishës disi gradualisht, ideja e njeriut që jeton me politikë kombëtare , bërët shkollë dhe guximshëm hynë në demosntratë , por edhe më pathyeshëm hynë në luftë. Kjo rrugë filozofiko-politike, duket më e shtrenjët në çmim por është aksiomë, sepse del në fund më e ëmbël nëse jetohet në frytet e saj pas çlirimit kuptohet me devotshmëri dhe dinjitet nga këndi i modestisë. Edhe më kënkret, kjo shkollë e pushkës 1992-1999, së cilës Fehmi Berisha i mbtet konskeunet, madje shumë kokëfortë, një kastë shqiptare do të përpiqet në formë të konvetruar të identifikohet për ta kompromituar , për ta mejanuar nga rreshtimi patriotik, me idenë e “njeriut që rrëmben prona” , duke e evituar robërinë vetëm nga trupi i tij, duke mbajtë optimizëm letrar në stilin e robit, duke menduar se kemi bukë për të ngrënë , në stilin stereotip “sepse unë jetojë dhe ju reprezentojë me luksin mafioz”, që e posedoj deri në tgragjedi. Kjo filozofi morbide nuk është hipokrizi politike 1995 (duke shkuar madje në zyrën e Milloshit më 15 maj 1995 për të kërkuar mëshirë)-1999 , por është dhe mbetet stallagmit i tradhtisë klasike, sepse dihet fundi tragjik i saj gjithëmonë. Pacifizmi që kultivohej nga një parti që u shndërrua në popullizëm do të reflektoj në tendencë publike që “gaca të mbulohet me hi” dhe robëria të metastazojë. Faktet arkivore që do të botohen në të ardhmën flasin për një tentativë dhe marrëveshje të shumta në mes kreut të LDK-ës dhe Beogradit që Kosova të mbetej pjesë “substanciale e Serbisë” (Lexo : Konkluzat e Delegacionit shqiptar nga Kosova prej pesë përfaqsuesëve me Millosheviqin më 15 maj 1998 në Beograd: lexo: Marrëvesjen Qernomirdin-Rugova 1999, e cila është botuar nga i pari pjesërisht në kujtimet e tij!!!). Lidhur me këtë filozofia e historisë, këtë shkollë e njeh qysh nga fillimi i shekullit XX-të. Fehmi Berisha në cilsinë e demonstrantit dhe luftëtarit, kësaj shkolle mjerane ia nxjerr rrënjën katrore pa probleme sepse problemin e njeh nga brenda dhe nga jashtë. Pra të gjitha dimenzionet janë në duarë të lexuesëve me këtë libër dhe me dokumentet që do të botohen e që ruhen nepër arkiva me kujdes shumë të madh.
Çka thot Fehmi Berisha, për demosntratat dhe për luftën me pakë fjalë
Po, është ky një personazh idipendent i pathyeshëm në të dy rastet, sepse si patriot e drejtonte këndej ndërgjegje kombëtare. Kjo ndërgjegje gjithëmonë i rreshton drejtë ata që e njohin profesionalisht këtë filozofi dhe ata që nuk kanë fortë dituri, por gjaku i origjinsë familiare partiotike u vlon shëndetshëm për atdhe. Ska më luimturiu se sa kur bashkohen këto dy shkolla të rreshtimit të drejtë për indipedencë kombëtare. Madje kur peshohen me shkollën e Adem Demaçit, lufta shndërrohet në dashuri për vdekje me armë në dorë, kuptohet. Dhe nuk doli nga ZEMRA kjo ndërgjegje më 1968 para Fakultetit Filozxofik: “Oj Shqippria e vogël, ke mbetë sa një gogël, me ngjarje të kësaj rradhe, do të bëhesh më e madhe, Rroftë Adem Demaçi, për mos me u ndal ma as Fehmia e as gjenrata e tij deri më 10 qershor 1999, në demostrata dhe në në luftë për atdhe.
Fjala e duhur dhe fjala gati e duhur do të deshmojnë kur të peshohet vepra jetësor e Fehmi Berishës, nga një kryengritës si nxënës, në një patriot dhe dhemonstrant si burrë i vëndosur, një patriot dhe luftëtar që me fjalë është shumë zor të përshkruhet. Hakun më të përkryer të ktij personazhi si veprimtar dhe nxënës i Adem Demaçit, do të ishte me gjithë ate sprovë historike, të mundohesh për t` ia gjetur një çmim, por patriotizmi i tillë nuk mund të matet me fajlë e as fjalët nuk mund ta përthekojnë veprën, sepse duken në krahasim, si një rrufe dhe një xixillojë, kur studiusi provon diçka të thot me fjalë për kato personazhe. E thënë troq, çdo fjalë, shënim për këto personazhe është e mangët. Të paktën mua më duken se janë gjithmëmonë rrufe, e ne që shkrujamë jemi dofar xixillonjash. Po, është me rëndëssi që xixilloja në terr të japi dritë për aq sa ta zbulojë rreshtimin. Për mësimin e plotë të kësaj shkolle do të duhen libra dhe do të nevoiten gjenrata veprimi dhe studimi dialektik. Me rëndësi për hiostorianin tani për tani është përshkrimi sa më besnik e kësaj gjenerate historike rrevolucionare. Dhe nuk është e tepërt të thuhet edhe kjo gjenratë kur Fehmi Berisha, ishte nxënës i shkelqyer ka mundur ta krijoi një jetë tepër luksoze me intelegjencinë që e kishte, por e zgjodhi rrugën e kombit dhe demonstratës që do të thot për atë sistem totalitar e zgjodhi rrugën e burgut, sepse ishte armik i shtetit katrahurë që quhej Jugosllavi. E zgjodhi unverzitetin e Adem Demaçit, ku ky korife ishte rektor me famë botërore, çdo gjë para tij ishte rrelative sikurse teoria e Ajnshtajnit. Pra fitorja ishte në rrugën e rreshtuar, atë rrugë duhej larë me gjak, me armëm plot ashtu si dijti legjendari Adem Jashari e Zahir Pajaziti me shokë shumë, sepse dielli i tyre ma kurrë nuk do të perendojë.
Fehmi Berisha , gjithnjë në bazë të dokuemnteve që janë prezentuar në libër, dhe ashtu si e njohim nga burgu largohet për në ekzil. Edhe prej andej, duke e fituar bukën me “shtatë kore” , nuk e harron familjen, kombin, detyrën kombëtare. Për te është gjithëmonë gatitu dhe kur rrahë ora e hoistorisë, Fehmi Kosova e rrokë pushkën dhe bëhet ushtar i Ushtrisë më të lavdishme të Evropës, sepse zhvillon një luftë që në historinë ndërkombëtare është bërë ngadal por sigurt MODEL, që ka filluar tani më me instimin tonë të quhet NEO LUFTE, sepse është luftë e DREJTE dhe e PASTER. Dhe menjëherë duhet ta shtrojmë pyetjen shkencore, a ka luftë të pastër?. Në kuptimin klasik filozofik JO, sepse si luftetar duhet të vrasish kundershtarë. Po, pse atëherë Lufta e Fehmi Berishës me shokë është e pastër. Sepse, te Fehmi Berisha dhe në UÇK, nuk mund të gjinden se kanë vrarë gra e fmijë, pleq e palka , persona civilë nga radhët e armikut dhe hafijeve. Eshtë NEO LUFTE edhe për faktin, sepse ushtria më e fortë në botë NATO për 78 ditë (Lufta e tretë botërore), nuk i vritet asnjë ushtar, spse bën luftë të drejtë në shërbim të civilizimit deri te premisat njerzore humanitare. Armiku n` anën tjter bën luftë gjenocidale dhe kjo është e tëra.
Lehtë është të shkruajsh por duhet spejegim shkencor. Ja prgjegja:Fehmi Berisha ka bërë luftë filozofike politiko- ushtarke, në stlin: “Pse nuk kemi liri, sepse kishte tepër liri”. Prap çka do të thot kjo aksiomë? Do të thot, që një kastë shoqërore dhe politike kishte tepër liri, dhe donte ta dhunojë edhe më tepër një popull (shqiptarët) të tërë që nuk kishte liri, me forcën që i thonë robëri dhe shkatrrim total, duke ia bërë çdo të keqe, duke shkakatuar krime të papara.
Si e përcepton Fehmi Berisha jetën në robëri dhe luftën për liri?
Fehmi Berisha është një ekzamplar i një shkolle të pëprkryer, që lirisht mund të quhet shkolla e NEO LUFTES. Kjo shkollë i ka disa veçori që nuk mund të gjinden askund në Evropë. Pse , sepse e përcepton në thellësi jetën e vet dhe jetën e kudershtarit si një dialektikë gnosiste epistimologjike. Së këndejmi, psikologjia e jetës në “torishtën” e armiukt dhe kënaqësia e jetës së robit, shiqohet dhe zbullohet përmes demonstratës si, “ kënaqësi filozofike që i imponohet popullit të robëruar që duhet të jetë me dhunë i `knaqur`, i mjafton të ketë bukë me hangër”. Këtë pozitë personazhi enciklopedik i Adem Demaçit dhe shkolla e tij që i takon Fehmiu, nuk e durojnë dhe e luftojnë nepër etapa, nga mosdegjimi në demonstratë dhe pastaj rreshtë dhe ngjeshur në fallangë kombëtare si e deshirojnë shkojnë në luftë çlirimtare me vullnet, si me le!. Ja pra, pse pacifizmi përballë kësaj shkolle bëhet copë e grimë. Dhe tash lindë pyetje a më të egër janë okupatorët ( në rastin tonë sllavët), apo këta pacifistët dhe ata që janë shqipfolës dhe të dy taborret na robëronin dhe na ofronin iluzione.
Përgjegja është si loti se , na robëronin të dy palët. Kënaqësia e këtyre dytësorëve, sheshëzohet me spjegim induktiv, se mjafton që populli të ketë bukë me hangër si thonë me kuriozitet dhe me fjali vakumëse duke rrejtë se do të na çlirojë ky apo ai institucion që patjetër duhet të jetë i huej, sepse populli duhet ta mbajë gjithëmonë vëmendjen te buka , pra jo te liria, sepse atë ia “garanton robëruesi” . Kundër kësaj filozofie vrastare ka jetuar dhe ka vepruar shkolla e Adem Demaçit, së cilës i takon Fehmi Berisha, të cilën e pikturon gati sa narrative edhe në libër, por ai narracion është shumë i thrabët për tradhtarët, por kurdo që e don nevoja është vrastar për robëruesit, por nuk ndjek vëllavrasje, dhe mu për këtët qëndrim vizionar në Kosovë nuk kemi luftë civile të cilën e deshironte okupatori më1998- 1999. Kjo luftë është evituar vetëm falë tolerancës së elitës së luftës –NEO LUDTES- UÇK-ës.
Liria pra për kastën pacifiste është frazë fantastike, që vetëm ata dijnë dhe munden të dhurojnë bukë dhe liri për popullin e robëruar, ska ide aty për çështje sovraniteti, mjafton të lejohen disa xixilloja të sovranitetit duke mabjtur “zgjedhje parlamnetare, duke nxjerr tituj fiktiv, president dhe ministra që qëndrojnë nja dyqind metra largë zyreve të okupatorit fashsit. Kjo kastë iluzionare pacifiste në shumë vende të botës si kesperiment, për t` ia zgjatë veti jetën në iluzione, shumë shpesh e krijon krizën e bukës për ta trashë epokën e kënaqsisë në robëri. Por nxënsit dhe luftëtarët e shkollës Adem Demaçit, këtë felozofi e nxierrin nga funksioni dhe ia kthejnë rrënjët kah dilelli, i cili pastaj ua sjellë VDEKJEN, jo me eutanzi por në mënyrën si e meritojnë.
Në përfundim të librit Fehmi Berisha e zbullon tërë arsenalit e tij fizik dhe shpirtëror kundër SABOTEREVE POLITIK, kundër DEZERTEREVE USHTARAK , kundër HAFIJEVE ORDINER që janë të gatëshëm për të shkuar pas çdo falamuri, përpos atij Kombëtar. Fehmi Berisha i mbetet besnik shkollës së luftës për liri, sepse ishte, është dhe do të jetë ushtar besnik i Adem Jasharit. Dhe kur e themi këtë aspak nuk e zbret lribrin nga pesha dokumentare kur autori paksa e ngjyrosë përfundimin me shije ideologjike.
E bënë këtë sepse është i bundur se vtëdijësimi i shqiptarëve po shkon shumë ngadal në ujërriedhën e bashkimit kombëtar. E dashuron Fehmiu atë ditë të bashkimit në stilin e Enver Hoxhës, sepëse dëshiron ta shijojë si i gjallë, sepse për te ka shkrirë çdo gjë gjatë jetës. Fehmi Berisha duhet të kuptohet për kohën dhe rrethnat se Enver Hoxha ishte për shqiptarët e robëruar nën Jugosllavinë simbol i shpresës, sepse radio, shtypi dhe shumë botime me “firmë dhe vulë” të Enver Hoxhës është mbrojtë pjesa e shtypuar e kombit nën robërinë titisste. E pra shqiptarë, tjetër çështje është shkencorisht Enver Hoxha në Shqipërinë Bregdetare ku ishte ngritur në kult nga populi. Tjetër çështje është dhe duhet të
e të cilit e kishim mbëpshtetë shpresën dhe shpëtimin. Prandaj te Fehmiu është me rëndësi se te kjo shkollë ne anën tjetër, gjithmonë e kemi ushtrain e gatshëm, luftëtarin e përkushtuar, te i cili nuk ka kthim prapa,sepse nuk din çka është prapaktheu. Përpra drejtë bashkimit, është ftesa, amaneti i këtij libri, autori i së cilës është shkrirë në te dhe për te. Nuk ka rëndësi fare ideologjia çfarëdo qoftë, e cila xhveshet në Programin e Adem Demaçit, qysh më 1964.
Fehmi Berisha dhe gjenrta e burgjve e kishte këtë aksiomë politike para veti: “Kombi im shqiptar më lejo të bëjë demonstratë;Kombi im arbror më lejo të luftojë se jam djal i dheut tëndë të lashtë; Baba më lejo të demonstrojë se bleruan fushat; Nënë, më lejo të luftojë se bleruan malet! Liri, ma afro ballin ta puthi. Se të kam fituar me xhakun tim!Pavarësi, shtriu në çdo pllëmbë se dheu, uji dhe ajri janë më të ëmbpël se mjalata në trojet e mija arbnore, të cilave jam gati t` u dali zot kurdoherë që e kërkon Atdheu.
Prandaj:
Mu shterrshin sytë nëse pushoj,
Lirinë tënde me e ëndërrue,
Mallkuar qoftë gjaku im,
Nëse më vrasin pa luftue.
Pa luftue nuk patëm çare,
Rroftë Ushtria çlirimtare,
Rroftë Adem Demaçi!
Prishtinë 21 korrik 2015.