Kryetari i Komunës së Kaçanikut Beism Ilazi, udhëhoqi mbledhjen e ekzekutivit komunal, ku prezantuan edhe Nënkryetari Ylber Bajra si dhe drejtorët e rinj komunal.
Kryetari Ilazi edhe njëherë uroi ekzekutivin e ri për marrjen e detyrave të reja, ndërsa u dëshiroi suksese në punën dhe angazhimet që do të kenë, në shërbim të qytetarëve të Komunës së Kaçanikut. Në takim u raportua kryesisht për planet e ekzekutivit komunal për vitin 2018 si dhe për përgatitjen e raporteve të drejtorive përkatëse për vitin që sapo lamë pas.