Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka mirëpritur deklaratën publike të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli lidhur me Gjykatën Speciale. Veseli ka thënë se Gjykata Speciale do të formohet dhe se shteti kosovar nuk ka fuqi ta ndalojë shfuqizimin e saj. Delawie në një postim të tij ka thënë se mbështet këtë qëndrim të Veselit dhe zyrtarëve të tjerë që janë pro formimit të Gjykatës Speciale. “E mirëpres deklaratën publike nga kryeparlamentari Veseli dhe figurat tjera udhëheqëse të politikës, të cilët kanë përkrahje ndaj Gjykatës Speciale”, ka shkruae diplomati amerikan.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …