Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj u premton rritje të pagave punëtorëve shëndetësorë

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj u premton rritje të pagave punëtorëve shëndetësorë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim delegacionin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë të Kosovës, të kryesuar nga Blerim Syla, me të cilët bisedoi për gjendjen në shëndetësinë kosovare dhe hapat e ndërmarrë për përmirësimin e saj. Në takim ishte prezent edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Kryeministri Haradinaj nga përfaqësuesit e FSSHK-së u njoftua me të arriturat e sektorit të shëndetësisë, por edhe për sfidat me të cilat përballet ky sektor. Përfaqësuesit e sindikatës e njoftuan Kryeministrin për shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë, e njëri nga këto shqetësime ishte kategorizimi i pagave të mjekëve. Kryeministri Haradinaj u zotua në angazhimin e Qeverisë për krijimin e bazës ligjore që ky kategorizim të aplikohet sa më parë edhe në sektorin shëndetësorë, ashtu siç e kanë tashmë të rregulluar edhe vendet e rajonit. “Zgjidhja e problemit të pagave për punëtorët shëndetësorë, është kategorizimi i tyre, përmes ligjit. Qeveria do të jetë e përkushtuar që këtë ligj ta procedojë sa më parë. Kategorizimi nënkupton edhe rritjen e pagave për mjekët”, tha kryeministri Haradinaj. Sindikalistët shëndetësorë u dakorduan që bashkë me ekspertë nga Ministria e Administratës Publike, ajo e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave të finalizojnë punën për Ligjin e pagave, në mënyrë që kërkesat e tyre, të zbatohen sa më parë.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …