Në mbrëmjen e së mërkures është zhvilluar një takim në selinë e Lëvizjes Vetëvendosjes ndërmjet zyrtarëve të kësaj partie dhe dy zyrtarëve të lartë evropianë nga Franca dhe Gjermania, pas të cilit nuk ka pasur deklarime për media. I dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, Christian Hellbach dhe shefi i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin kishin arritur sonte më herët në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje për të biseduar me udhëheqësit e kësaj partie, ndërkohë që edhe para takimit nuk janë deklaruar për media. Më herët është thënë se vizita e dy zyrtarëve evropianë zhvillohet në sfondin e shqetësimeve në Berlin dhe Paris lidhur me përpjekjet e fundit për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ata do të takohen me kryetarin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …