Servili gojëmbël
i pasur u bë sot,
premtimet e dhëna
nuk i mbajti dot ..
Dje me kasolle
tash me pallat,
vetura t’vargisura
jo më shumë se shtatë.
Me xhama të zi
xhipin e blinduar,
posti në parti
ia ka dhuruar.
Po ç ‘thotë Hnko Halla,
ç’u bë më vatanin ?
E ka zënë për fyti
kudo korrupcioni.
10 dhjetor 2015
Gëzuar Dita e Flamurit,
Nëna ime Shqipëri ,
Atdheu ynë i dashur
në dy krahët Kuq e zi.
Vllezër e motra kudo qofshi,
në trojet tona a n’mërgim,
gëzuar Dita e Flamurit
bashkë me NËNË SHQIPËRINË !
Jusuf Zenunaj 28/11/2015
Jusuf Zenunaj BACA ISË T’ISHTE GJALLË
Të lumt ne për këtë pushtet,
në çdo pëllëmb sovranit,
i madh e i vogë krenar jemi,
pêr fjalët që tha Hyseni,
e fotë qe fjala e tij:
“nuk guxojmë të shkojmë n’veri”..
Baca Isë t’ishte gjallë,
kish ardhë me plis t’bardhë,
dy-tri net n’konak me t’marrë
20 nëntor 2015
Jusuf Zenunaj: Ç’ ke Hanko Hallë
Ç’ ke Hanko Hallë që ke rënë n’hall ?
S’e di nga t’ia nisi as n’ fund t’i dal ?!
T’ pyes biri i hallës n’ këto vjet e mia,
siç po e gëzojmë ne, na qenka liria ?
Edhe për bukëgoje vuan plaku e fëmija.
Keq e kanë vënë
krimbin në kulaç,
veç sa s’kanë përdorur
kobure e kallash.
Shumicën moj loke
sikur i ka zënë gjumi
Samiu i madh thoshte,
mos i hyrë një pune
pa ia menduar fundin…..
- Z. 19 nëntor 2025
Jusuf Zenunaj: Koha sot kërkon një zë
Po na rrudhet shtati,
varret jashtë,
jashtë po mbesin !
Të huaja po bëhen
edhe ëndrrat tona …
Ne shajmë njëri – tjetrin
bëjmë lavd nën hije
si në këngë lahute
e n’ bisht çiftelie
Koha sot kërkon një zë,
një zë prej nesh,
pas hapërimit të çaprapikur,
të çoroditur….
Vetë na e dhe votën
Pse çuditesh popull,
kot bënë sehir,
ëndrrrat e tua
si akulli në diell ? !
Vetë na e dhe votên,
ne tash qeverisim
kurrë s’ e kryejmë punë
ashtu siç e nisim.
Kështu do Europa
se ne e mësuam,
kur kërkoi një dorë ,
të dyjat ia ofruam,
Një shekull na coptuan
fqinjët përreth,
tash jem moderuar
tokën e falim vetë.
Me veze e me tym
s’na mposht opozita,
as n’ kufi
s’ka burra me plisa,
Shtatin në Kosovë
e kokën n’ Beligrad
e ka Zajednica ,
N’ Kuçishtë e n’ Ishtedim
Zot u bë kapica…
9 tetor 2015