leoni

Kryetari Ramosaj më bashkëpunëtorë ka pritur në takim zëvendës Ministrat Shkodra dhe Cena

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim  në zyrën e tij, zëvendës ministrat nga Ministria e Zhvillimit Rajonal zonjën Magbule Shkodra dhe Musa Cena. Në këtë takim kryetari Ramosaj u informua rreth mundësisë së përfitimit të grandeve dhe projekteve që ndan Ministria e Zhvillimit Rajonal. Kryetari Ramosaj, njoftoj zëvendësministrat se është i gatshëm të ofroj projekte mjaft të nevojshme për tu investuar në komunën e Deçanit. Këto projektet në ditët në vazhdim Kryetari  Ramosaj  u zotua se do ti adresoj në ministrinë përkatëse duke shpresuar që sa më shpejt të financohen, për të mirë të qytetareve të Deçanit. Ky takim ka rezultuar në fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy niveleve qendrore dhe lokale, me qëllim të zhvillimit te të gjitha rajoneve në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …