Takimin e parë për vitin 2018, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka zhvilluar me komandantin e KFOR-it Italian në Pejë Ettore Gagliardi, me të cilin kanë biseduar për sigurinë dhe mundësin e bashkëpunimin në mes të Komunës së Rahovecit dhe KFOR-it. Komandanti i KFOR-it Italian në Pejë Ettore Gagliardi, fillimisht e ka uruar Kryetarin Latifi për zgjedhjen e tij në krye të Komunës së Rahovecit duke i dëshiruar suksese në punë. Ai ka folur për sigurinë dhe për mundësit e bashkëpunimit në mes të Komunës së Rahovecit dhe KFOR-it. Nga ana e tij Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka falënderuar komandantin Ettore Gagliardi, për urimin dhe vizitën e tij dhe e ka vlerësuar lart interesimin e KFOR-it, që në të ardhmen të ketë bashkëpunim në mes të Komunës dhe KFORI-it, bashkëpunime këto të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në Komunën e Rahovecit.