Komuna e Kaçanikut partnere e projektit DEMOS edhe për vitin 2018

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, priti në takim Zëvendës Menaxheren e Projektit DEMOS, Majlinda Jupolli dhe stafin e këtij projekti. Në takim u bë e ditur se Komuna e Kaçanikut do të jetë partnere e projektit DEMOS edhe për katër vitet e ardhshme 2018-2021. Me këtë rast Kryetari Ilazi falënderoi qeverinë zvicerane për financimin e projekteve të ndryshme në Kaçanik, përmes projektit DEMOS. DEMOS financohet nga qeveria zvicerane, ndërsa zbatohet nga Helevetas Swisss intercoorporation – Kosovë, dhe ka për qëllim përmirësimin e qeverisjes demokratike dhe menaxhimin komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …