Fidan Mustafa

Fidan Mustafa: Baton Haxhiu, ky “Sputnik” i Kosovës

Demagogjia nëpër debatet televizive në Kosovë nuk kanë të ndalur tash e sa vite, aty nuk zbardhet e vërteta e as nuk informohet opinioni, aty pastrohet krimi dhe pastrohen kriminelët ordiner duke dërguar një hap para agjendat e ndryshme kriminale e politike nga arteriet e krimit të organizuar në Kosovë, nga “ata që i lagin fytin Sputnikut të Kosovës”.

Në këndvështrimin e mirëfilltë gazetar, sikur temat e duhura të trajtoheshin nga njerëzit profesionist dhe të mirëfilltë gazetarë e analistë, të paanshëm e mbi gjitha me etikë gazetareske, ky edhe është roli i medieve në një shoqëri të lirë e demokratike, por realiteti ynë në Kosovë është tmerrësisht krejt ndryshe!

Media (me përjashtime), tek ne në Kosovë, mediet kryesore financohen dhe udhëhiqen nga kokat e krimit, nga arteriet e krimit të organizuar në vend, të cilët janë zhytur në krimin e organizuar e përvetësimin e çdo pasurie kombëtare brenda një klani të ngushtë kriminal e politik të cilët fillojnë që nga gjyqësori, politika, e mbrohen para publikut nga media, këtë rast ‘sputniku’ i Kosovës.

Derisa mbrëm po dëgjoja një emision në “Klan Kosova”, mbi një grup kriminal i cili kishte kryer vrasje të kokave më kryesore politike në Kosovë, lexoja dy gjëra të njëjtën kohë nga ‘Sputniku’ i Kosovës (baton haxhiu):

E para: Aty nuk kishte informim apo sqarim, aty kishte tendencë për pastrim të Xhavit Halitit dhe klanit të tij politik,

E dyta: Paralelizmi i Vrasësit me Allahun dhe Islamin si inspirim.

– Tek çështja e parë e kemi të qartë tendencën përse tentohet të pastrohet Xhavit Haliti dhe klanin e tij nëpërmjet një personi që pretendon si bashkëpjesëmarrës ‘imagjinar’ në shumë vrasje politike në Kosovë, që gjatë gjithë kohës shfajëson Xhavit Halitin dhe e kthen në një viktimë të klanit, pikërisht në prag të fillimit të punës së Gjykatës Speciale.

– Tek çështja e dytë për cilën ‘Sputniku i Kosovës’ krejt në fund të emisionit tenton të katapultoj idenë dhe inspirimin e kriminelit mbi vrasjet dhe kriminalitetin te Allahu dhe Islami si inspirim, kjo ka vetëm një shpjegim: Urrejtjen e madhe që ka ky njeri ndaj popullit të Kosovës vetëm përse ai beson në Zot, kjo mund të shpjegohet vetëm me një fjalë, se ky person, ‘Sputniku i Kosovës’ është një SKIZOFRN e assesi një gazetar!

Pikëpamjet e ‘Sputnikut të Kosovës’ mbi Allahun, Islamin dhe Myslimanët, janë ide raciste, mbjellje të urrejtjes në opinion ndaj çdo besimtari mbi baza fetare, njësoj si dikur Don Anton Kçirë-së, i cili deklaronte se: “Sllobodan Millosheviqi, është dashur të vras në Kosovë 1.9 milion qenë (Kosovar). Ndërsa ‘Sputniku i Kosovës’ tenton të thotë: Në Kosovë çdo person që i drejtohet Allahut është një vrasës dhe kriminel.

Ndoshta sot ky ‘Sputniku i Kosovës’ mund edhe të ndjehet komod, sepse mbrapa vetes ka një pjesë të madhe të pushtetit, e po ashtu edhe klanin kriminal që ka ozorpuar pasuritë dhe institucionet e Kosovës, ama një ditë gjërat do të ndryshojnë në vend, fundi do të vije për të ardhur keq, burgu i Gërdovcit të pret.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …