Nga buxheti i Kosovës deri tani janë ndarë 90 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit. Bëhet e ditur se për shërimin e tij janë ndarë tri herë nga 30 mijë euro, dy herë gjatë kohës kur qeveria drejtohej nga kryeministri, Isa Mustafa dhe njëherë nga Qeveria e drejtuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj. Ndarja e shumave të tilla të mëdha është kritikuar shumë herë nga shoqëria civile e cila ka akuzuar atë si njërin nga përgjegjësit e shkatërrimit të shëndetësisë në vend. Të përkujtojmë se në deklarimin e pasurisë, Bujar Bukoshi ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 720 mijë euro. Vetëm shtëpia e tij në Prishtinë kap vlerën prej 400 mijë euro. Po ashtu ai posedon edhe banesë 72 metra katrorë në vlerë 60 mijë euro në Shqipëri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …