leoni

Pensionohet Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Kaçanik

Me një ceremoni modeste të premten ka përfunduar detyrën me rastin e pensionimit, Drejtori i Qendrës për Punë Sociale Ramadan Luzha. Drejtorin tashmë në pension, e uroi Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Ylber Bajra, ndërsa e nderoi me mirënjohje në emër të Komunës së Kaçanikut. Drejtorin Luzha e falënderoi për bashkëpunim korrekt edhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, e cila i uroi pensionim të shëndetshëm e të rehatshëm e në shenjë falënderimi i dhuroi një dhuratë modeste. Drejtorin Ramadan Luzha e falënderuan edhe punëtorët e Qendrës për Punë Sociale dhe stafi i drejtorisë ShMS.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …