Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje ka prezantuar platformën para anëtareve e aktivistëve të kësaj partie. Kurti tha se janë tri shtylla mbi të cilat qëndron si në themele ky subjekt. E para është emri ynë. E dyta është Programi jonë zhvillimor, ku fokusi është për mbrojtjen e prodhimeve vendore, për sektor privat ku konkurrenca dhe bashkëpunimi nuk mungon. Dhe së treti ne përbëjmë organizatën tonë, zhvillimi i organizatës që bëhet përmes statutit, që respekton mendimin ndryshe, një organizatë që fal dhe kërkon falje dhe një organizatë që i kushton rëndësi dijes, artit kulturës, leximit”, tha ai. Kurti ka theksuar se si çështje që do trajtohet me shumë rendësi në Vetëvendosje janë barazia gjinore, organizim i aktivistëve në baza profesionale, avancimi i demokracisë, së brendshme dhe asaj të jashtme, e të tjera. Tha se lëvizja do të vazhdojë të financohet nga tri burime, fondi prej buxhetit të shtetit, donacionet dhe kontributi i anëtarësisë, derisa theksoi personat e punësuar në VV duhet të jenë të barabartë të gjithë, si në baza gjinore, ashtu edhe si aktivistë të rinj apo të vjetër. “Do të synohet të mos ketë dallime në mes pozitave. Mbledhjet nuk do të jenë ku njëri flet e të tjerët dëgjojnë”, tha Kurti. Aitheksoi se nga aktivizimi nuk guxon të pasurohesh materialisht. “Sa të jesh në politikë nuk duhet të jesh më i pasur sesa që ke qenë para se të jesh në politikë”, u shpreh Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …