leoni

SHBA

Amerika zyrtare nuk disponon të dhëna se në hapësirën shqiptare në Ballkan ka një problem me ndikimin rus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë të dhëna që flasin  se në hapësirën shqiptare në Ballkan ka një problem me ndikimin rus. Në një dokument të publikuar në datën 10 janar, për llogari të Komitetit mbi Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e SHBA, titulluar ‘Sulmi asimetrik i Putin mbi demokracinë në Rusi dhe në Europë: Ndikimet për sigurinë kombëtare të SHBA’, qeveria amerikane nuk e përfshin hapësirën shqiptare në rrezen e këtij rreziku. Në kapitujt e listuar Shqipëria, por as Kosova dhe Maqedonia nuk figurojnë mes vendeve që kërcënohen nga rreziku rus, si Serbia, Bullgaria, Hungaria, Mali i Zi, Ukraina apo edhe Gjeorgjia. Këto janë vende që klasifikohen si demokraci gjysmë të konsoliduara apo me qeverisje ndërnacionale.

Sipas ekspertëve që kanë përgatitur raportin, të ashtuquajturat ‘Operacione Moderne të Ndikimit Malinj’, janë të përqednruara në katër drejtime: mediat tradicionale dhe ato sociale, ideologjinë e kulturën, krimi e korrupsuioni dhe energjia. “Fushatat e dizinformacionit përdoren për të diskredituar politikanët dhe institucionet demokratike si zgjedhjet dhe median e pavarur”, thuhet në raport. Lidhur me taktikën e ndjekur, raporti adoptin qasjen e përcaktuar nga Qendra për Politikat dhe Analizat Evropriane: refuzo kritikën, shtrembëro faktet, tërhqi vëmendjen nga çështjet kryesore dhe frikëso audiencën. Përmes kanaleve si ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ synohet të thyhet monopoli anglo-sakson i informimit global, ndërkohë që sipas SHBA-ve, këto rrjete po punojnë për përhapjen e teorive të konspiracionit me idenë se ‘të gjithë po gënjejnë’.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …