Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Kemi bërë denocim për Maskarën e Reçakut, po s’ kemi marrë përgjigje për rezultatin e hetimeve

Në një prononcim për Radion Kosova e Lirë, veprimtari dhe  ish reporteri i luftës për Zonën Operative të Neredimës, Ruzhdi Jashari, në pyetjen se a është bërë ndonjë denoncim në gjykatat ndërkombëtare  për kriminelët serbë të cilët 19-vjet më parë masakruan populltën civile të këtij fshati, ai  tha: Ne bashkë me fshatarët e Reçakut kemi bërë denoncim në vitin 2004, në Prokurorinë Rajonale të Prishtinës ku prokuror atëkohë ishte Osman Kryeziu, në kohën kur bashkëvepronte  me Prokurorinë e UNMIK-ut. Por asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje për rezultatin e hetimeve. Në Hagë Kryeprokurori Xhefri Nice në padinë e Tij, kundër Millosheviqit e ka përfshi edhe Reçakun dhe ka pas tre dëshmitarë të Reçakut në këtë proces kundër Millosheviqit, por askush nuk është dënuar për këtë masakër, tha ndër të tjera z.Ruzhdi Jashari.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mujë Krasniqi

Në përvjetorin e rënies, ecje përkujtimore në nder të Mujë Krasniqit

Në shënim të përvjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe bashkuftëtarëve të tij, një grup …