Kadri Veseli: Turp për drejtësinë ndërkombëtare që ata që kryen krime në Reçak s’u dënuan asnjëherë

Kadri Veseli: Turp për drejtësinë ndërkombëtare, për krimet në Reçak nuk u dënua askush

Qytetarë nga Reçaku, Shtimja dhe mbarë Kosova kanë bërë sot homazhe në fshatin Reçak të Shtimes ku 19 vjet më parë  serbët kanë  kryer njërën  ndër masakrat më të mëdha në Kosovë. Pas homazheve, në Shtime u mbajt  një akademi përkujtimore për nder të të rënëve të kësaj masakre, ku kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se ata që  kanë kryer krimet në Reçak ende nuk janë dënuar dhe kjo është një turp për drejtësinë ndërkombëtare.  Nuk do ta harrojmë kurrë Recakun, nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi. Nuk do të ndalemi për hir të respektit për viktimat e Reçakut dhe për hir të fëmijëve të Reçakut”, ka thënë Veseli. Edhe kryeministri Kosovës Ramush Haradinaj tha se rruga e lirisë nuk ka qenë e lehtë dhe për të ardhur deri te kjo liri ka pas shumë vuajtje dhe flijime. Në akademi po merr pjesë edhe ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së gjatë masakrës së Recakut Wialliam Walker. Ishte pikërisht Walker ai që masakrën e Reçakut e cilësoi si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …