Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker i dhuron një lule kryetarit Thaçi: Mbaje në zyrë t’i kujtosh viktimat e Reçakut

Ish-ambasadori Walker i dhuron një lule kryetarit Thaçi: Mbaje në zyrë t’i kujtosh viktimat e Reçakut

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka mbajtur një fjalim në akademinë përkujtimore në 19 vjetorin e masakrës së Reçakut. Walker ka thënë se ka qenë në çdo përvjetor kur i është dhënë mundësia për të bërë homazhe në Reçak, por që ka vetëm tre vjet që atje sheh liderët kosovarë. Walker, më tej një lule të cilën sot e morri si dhuratë në Reçak, nga një vajzë e vogël, ia ka dhuruar kryetarit Thaçi me porosinë që ta mbajë në zyrë si kujtim për viktimat e Reçakut. “Një vajzë e vogël, mbesa apo stërmbesa, ndoshta e një prej viktimave të Reçakut, më dha këtë lule, të cilën dua t’ia jap presidentit, Hashim Thaçi. Mbaje diku në një libër në zyrën tënde për t’i kujtuar viktimat e Reçakut dhe se çfarë nënkupton kjo masakër për shtetin”, është shprehur Walker.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …