Ministri, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, së bashku me stafin e lartë të MFSK-FSK-së, sot morën pjesë në shënimin e 19-të vjetorit të masakrës së Reçakut. Në Kompleksin Përkujtimor ata vendosen lule dhe bënë homazhe te varrezat duke nderuar të gjithë martirët dhe të rënët për Liri. Ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë vizitës në Kompleksin Përkujtimor takuan qytetarët e pranishëm të Raçakut, të cilëve ju shprehën ngushëllimet dhe njëkohësisht edhe krenarinë për familjarët e tyre, duke çmuar lartë sakrificën e të rënëve të Reçakut. Ministri Berisha ndër të tjera tha se ,,Liria që ne po e gëzojmë sot dhe Pavarësia e Kosovës i kanë rrënjët në gjakun e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë të rënëve për shtetin e pavarur të Kosovës”.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …