Nëntëmbëdhjetë vite nga Masakra e REÇAKUT!

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari përkujton nëntëmbëdhjetë vjetorin e masakrës së Reçakut, nëntëmbëdhjetë vite nga krimi i tmerrshëm ndaj popullsisë së pafajshme civile! Jashari ndër të tjera theksoi se:

Vetëm pse ishin Shqiptarë, vetëm pse dëshironin të jetonin të lirë, me 15 janar të vitit 1999, Gjenocidi i okupatorit mbuloi fshatin Reçak, duke nxjerrë nga shtëpitë e tyre, vrarë dhe masakruar në mënyrë barbare të rinj, gra, e të moshuar, pa kursyer asgjë. Në atë kohë populli i Kosovës po përjetonte një nga ngjarjet më të rënda, Reçaku po përjetonte natyrën çnjerëzore të krimeve dhe terrorit të ushtruar nga pushtuesi ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë. Këto skena rrëqethëse të masakrës barbare që bënë forcat pushtuese, kishin tmerruar edhe misionarë e diplomatë të Botës. Masakra të tilla kishin ndodhur edhe në vende të tjera të Kosovës, por që mbeten në heshtje sepse nuk e patën fatin t’iu pasqyrohen nga afër opinionit ndërkombëtar, edhe pse kishte viktima, kishte dëshmitarë e të mbijetuar sepse qëllimi i pushtuesit ishte që t’i zhdukte gjurmët e atyre krimeve, duke mos lënë dëshmi. Por në Reçak, kjo nuk mundi të ndodhë sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës, qëndroi e pathyer në mbrojtje të viktimave. Reçaku po shënonte një sinjal për diplomacinë ndërkombëtare për t’i përshpejtuar gjërat, për të menduar edhe më shumë rreth luftës së padrejtë që po zhvillohej, që më vonë do të konkretizohej me intervenimin e NATO-s në Kosovë kundër gjenocidit të okupatorit. Nderim të përjetshëm të rënëve për Liri e Pavarësi!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …