Kryetari Zenun Elezaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën e Gllarevës dhe Perçevës

Me rastin e fillimit të mësimit në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2017/2018, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga Drejtori i Arsimit, Arben Limani dhe ai i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina, kanë vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “ Dëshmorët e Qëndresës” në Gllarevë dhe paralelen e ndarë “ Dëshmorët” në Perçevë. Kryetari Elezaj, me bashkëpunëtorët e tij, kanë parë nga afër kushtet në të cilat zhvillohet mësimi në këto dy institucione të dijës dhe kanë uruar arsimtarët dhe nxënësit për fillimin e mësimit duke i inkurajuar ata në punën e tyre të palodhshme në edukimin e brezave të rinj. Drejtorët e këtyre dy shkollave, Miftar Hasanaj i Gllarevës dhe Enver Berisha i Perçevës, kanë njoftuar se mësimi ka nisur mbarë dhe kanë falënderuar ata për vizitën. Kryetari Elezaj, ndër të tjera ka premtuar se prioritet i qeverisjes lokale është përkrahja e sistemit të arsimit, qoftë në infrastrukturë dhe pajisjen me mjete të nevojshme sidomos në kabinete të informatikës dhe për lëndët tjera të nevojshme. Gjithashtu, Elezaj, pohoi se pushteti lokal do të kujdeset për digjitalizimin e shkollave dhe ngritjen e cilësisë në arsim. Ndryshe, të hënën në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të  komunës së Klinës, ka nisur procesi mësimor pas pushimit dimëror. Elezaj dhe Limani, i kanë uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë me shpresën që kjo pjesë e dytë e vitit shkollor të përcillet me arritje të mëdha në mësimdhënie dhe mësimnxnënie.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …