Ahmet Isufi nga AAK-ja: Gjykata dëmton vendin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ahmet Isufi nga AAK-ja: Gjykata dëmton vendin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ahmet Isufi nga AAK-ja, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, tha se në rendin e ditës ishte edhe pika për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e cila dëmton Kosovën dhe luftën e Ushtrisë Çlirimare të Kosovës. Kryesia e Kuvendit as sot nuk e ka mbajtur mbledhjen e sajë, e cila përveç disa pikave tjera të rendit të ditës ishte edhe kërkesa e propozime e që sipas të gjitha gjasave ishte edhe kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Sot pati mungesë të kuorumit që është e pakuptueshme dhe duhet punuar për të pasur funksionim të Kuvendit. Ne kemi pasur rendin e ditës, e kemi pasur të njohur, dhe nuk është mirë të prolongohen mbledhjet e kryesisë. Në rend dite ka qenë edhe pika për shfuqizimin e gjykatës. Gjykata dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK. Qëndrimi ynë është i qartë prej fillimit”, tha Isufi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …