Kryetari Begaj priti në takim zv.ministrin e MZHR-së Musa Cena

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune, zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin mes ministrisë dhe komunës, si dhe për projektet që planifikon ti realizoj kjo ministri, e që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunave. Kryetari Begaj, e ka falënderuar zëvendësministrin Cena, për vizitën, si për informimin lidhur me punën, qëllimin dhe projektet e kësaj ministrie, si dhe ka ofruar bashkëpunimin e Komunës së Malishevës, me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Nga ana tjetër, zëvendësministri i Ministrisë për Zhvillimin Rajonal, Musa Cena, e ka njoftuar kryetarin Begaj dhe u.d. të Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, Valon Mazrekun, lidhur me projektet që ministria planifikon ti realizoj, në bashkëpunim me komunat e vendit, me qëllim të një zhvillimi të barabartë dhe të balancuar të komunave dhe qytetarëve. Sipas zv/ministrit Cena, në disa nga projektet e planifikuara, do të aplikojnë komunat, ndërsa në një grant tjetër, do të aplikojnë bizneset, dhe për të gjitha këto, ministria i ka planet dhe aplikacionet, kurse lidhur me grantet për biznese, komunat e kanë për obligim ti njoftojnë bizneset për grantet dhe formën e aplikimit në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …