Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me bashkëpunëtorë pritën në takim përfaqësuesin e kompanisë Finlandeze "HANLOG". Takimi ishte i sesionit informues, si dhe shqyrtimit të mundësisë për investime në të ardhmen. Kryetari JASHARI, i shprehi bashkëpunimin e plotë për të ardhmen, si dhe e njoftoi për mundësitë që ofron komuna e Skenderajt.