Komunën e Junikut e vizitoj Kolonel Ettore Gagliardi nga KFOR-i Italian

Kryetari i Komunës së Junikut Argon Kuçi, priti në takim Komandantin e forcave të KFOR-it Italian, Kolonel Ettore Gagliardi të cilët operojnë në zonën e Dukagjinit, në bazën ushtarake Villagoi Italia. Kryetari Kuçi e informoj kolonelin rreth sigurisë në komunën e Junikut, për të arriturat e komunës, duke e falënderuar KFORIN-in Italian të cilët kanë kontribuar duke investuar në disa projekte që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve të komunës së Junikut.

Gjithashtu Kryetari Kuçi shpalosi objektivat e tij, duke shpresuar se bashkëpunimi me KFOR-in italian të vazhdoj edhe më tutje gjithmonë duke synuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …