leoni

“IPKO” dhuroi pajisje mjekësore për Njësinë e Pediatrisë në QKMF-në “ Nënë Tereza” në Klinë

Kompania e Telefonisë Mobile “IPKO”, ka dhuruar pajisje dhe mjete mjekësore në vlerë 10 mijë euro për Njësinë e Pediatrisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga nënkryetari Besim Hoti, drejtori i Shëndetësisë, Hekuran Sejdiu dhe drejtoresha e QKMF-së, Drita Gjergji, kanë falënderuar zyrtarët e kësaj kompanie për këtë donacion, i cili do të ndikojë në rritjen e shërbimeve për fëmijët që kërkojnë ndihmë shëndetësore. “Ndihma që keni sjellë për këtë njësi është e mirëseardhur. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen me Kompaninë IPKO. Shëndetësia, vërtet ka nevojë për mbështetje. Edhe qeverisja lokale e ka në prioritet shëndetësinë dhe rritjen e efikasitetit në ndihmë të qytetarëve, pasi që është hallka kryesore për një shoqëri të shëndoshë”, ka thënë Elezaj. Arjanit Duraku, drejtor i shitjes në Kompaninë “IPKO”, ka thënë se ky donacion është bërë me rastin e 10- vjetorit të Kompanisë dhe Klina është në mesin e 10 komunave që kanë përfituar falë bashkëpunimit të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …