Zëvendëskryeministri i vendit, Behxhet Pacolli gjatë vizitës në Strasburg, ka kërkuaredhe njëherë mbështetjen e përfaqësuesve në Parlamentin Evropian për përshpejtimin e pakushtëzuar të procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.
“Gjatë vizitës time në Strasburg, kërkova mbështetjen e përfaqësuesve në Parlamentin Evropian për përshpejtimin e pakushtëzuar të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, përderisa raportova edhe mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave nga ana e qeverisë së Republikës së Kosovës. Qytetarët e Kosovës e meritojnë këtë të drejtë themelore të lëvizjes së lirë, ashtu siç e gëzojnë të gjithë popujt e tjerë të rajonit. Çdo trajtim ndryshe ndaj tyre i forcon bindjen për pabarazi dhe shtetas të dorës së dytë, status nga i cili ne kemi vuajtur shumë përgjatë historisë tonë. Është koha e fundit, që ne të lëvizim përpara dhe të ruajmë sentimentin e madh pro-evropian, që eksiton tek populli i Kosovës. Vonesat i ushqejnë dhe i japin shtytje vetëm forcave të errëta. Të veprojmë tash”, ka shkuar në një postim të tij Pacolli.