Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkesën e shtetit të Serbisë që t’i kryejë hetimet për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, e ka interpretuar si “ndihmë” që ky shtet mund të japë në zbardhjen e rastit. Thaçi ka njoftuar se gjatë një bisede telefonike me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, janë dakorduar për shumë çështje. Një çështje e veçantë, e cila u diskutua ndërmjet dy kryetarëve, ishte edhe vrasja e serbit, Oliver Ivanoviq. Lidhur me këtë çështje kryetari, Thaçi, ka siguruar Vuçiqin e Serbisë se organet përgjegjëse të prokurorisë dhe policisë janë duke bërë hetime intensive për zbulimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të atyre që e kanë bërë këtë vrasje”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …