Kryetari Jashari priti në takim Menaxherin e shërbimeve gjeodezike nga Ministria e Infrastrukturës, Hysen Merovci

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, priti në takim Menaxherin e shërbimeve gjeodezike, nga Ministria e Infrastrukturës, Hysen Merovci.

Ky takim kishte për qëllim bashkëpunimin e komunës së Skenderajt me Ministrinë e Infrastrukturës për zgjidhjen e problemeve shpronësore të rrugës Klinë e Epërme – Polluzhë.

Kryetari, JASHARi, i ofroi Merovcit gatishmërinë për identifikimin dhe bashkëpunimin në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …