Hashim Thaçi: Kosova me ushtrinë e vet po punon që të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë për paqen e stabilitetin në botë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi: Jonuz Musliu ka dhënë kontribut edhe në procesin e çlirimit të Kosovës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familjes Musliu me rastin e vdekjes se veprimtarit të çështjes kombëtare Jonuz Musliut. Ai ka dhënë një kontribut të madh për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve në Kosovën Lindore.

“Me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Jonuz Musliu dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Jonuz Musliu po ashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …