Kurteshi: Molliqaj po mban mbledhje ilegale me aktivistë të VV-së që kanë për qëllim dobësimin e saj

Kurteshi: Molliqaj po mban mbledhje ilegale me aktivistë të VV-së që kanë për qëllim dobësimin e saj

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Smajl Kurteshi ka deklaruar se ish Sekretari i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj po mban mbledhje ilegale me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. “Në këto takime, sipas aktivistëve, Molliqaj po pretendon se ai, dhe përkrahësit e tij, do të bëjnë një “çarje të madhe” në organizatë, duke aluduar edhe për krijimin e një partie të re. Në këto takime, sipas aktivistëve, janë përmendur shifra që kanë të bëjnë me dëmet që ai synon t‘ia shkaktojë Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Secili ka të drejtën e fjalës së lirë, por kjo e drejtë dhe pozicionet që njerëzit mbajnë brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk mund të keqpërdoren duke përhapur dezinformata brenda Lëvizjes, me qëllim të dobësimit të saj. Veprime e tilla të dëmshme janë të papranueshme dhe si të tilla duhen të ndalen menjëherë” ka shkruar Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Smajl Kurteshi.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …