Tirana dhe Athina po zhvillojne bisedime zyrtare intensive ne nivel te ministrave te jashtem… Çeshtja me e “veshtire” eshte çeshtja ÇAME, – Shqiperia e Poshteme dhe kthimi i shqiptareve te debuar nga vatrat e tyre stergjyshore me dhune, terror e gjenocid para 70 e ca vitesh! Nese nuk ka progres ne kete çeshtje te “nxehte”, bisedimet me shtetin grek-arvanitas nuk do te quheshin te dobishme. Popullsia e shtetit fqinj perbehet ne nje perqindje te madhe edhe nga arberit-shqiptare (arvanitasit) qe nuk kane asnje te drejte identiteti!
Tirana zyrtare mund te sillte ne tavolinen e bisedimeve edhe shembullin e Spanjes, e cila pas 500 vitesh ua njohu te drejten pasardhsve te hebrenjve (çifuteve) te debuar qe te marrin shtetesine spanjolle, te kthehen dhe te marrin pronat… E drejta per shtetesi, kthim dhe prona per shqiptaret e Shqiperise se Poshteme – Çamerise eshte lehtesisht e realizueshme, sepse ka edhe sot shqiptarë ne jetë qe ishin debuar nga shtepite dhe pronat e tyre te trasheguara ne shekuj e brez pas brezi dhe ka dokumente qe provojne tragjedine e tyre… Kembengulja e Tiranes zyrtare per realizimin e kesaj te drejte fundamentale, te garantuar me te gjitha konventat nderkombetare, do te mirekuptoheje nga populli grek dhe nga bota…
Te njejten gje do te duhej ta kishte ber Prishtina ne bisedimet zyrtare me Serbine (duhet ta beje heret a vone!) per shqiptaret e debuar me dhune, terror e gjenocid nga Nishi, Vranja, Leskoci, Toplica, Kurshumlia, Prokupla… gjate viteve 1876-188l e me vone. Shembulli i çifuteve te debuar nga Spanja e asaj kohe, para me shume se 500 vitesh, dhe Spanja e sotme, qe ua njeh te drejtate pasardhsve te tyre eshte nje prej shembujve te mire…
Xhevat Bislimi: Pse edhe unë nuk u pajtova me ambasadorin?
Gjykata Speciale, qe nisi si do “dhoma te specializuara” ne Kosoves dhe brenda sistemit te drejtesise sone, po behet molle sherri (pa te drejte!) me shtetin e fuqishem, Ameriken. Deklarata e djeshme e Ambasadorit te Amerikes ne Prishtine ishte e drejteperdrejte (pa diplomaci!), e ashper dhe kercenuese per te gjithe ata politikane e deputete qe do te guxonin ta mbeshtetnin dhe votonin shfuqizimin e ligjit per Gjykaten Speciale! Kjo ka shkaktuar diku habi, diku kenaqesi e diku pakenaqesi! Ambasadori u perpoq t’ua mbush mendjen shqiptareve se me kete Gjykate do te hetohen e ndeshkohen vetem ata qe kane bere “krime” e jo Lufta e UCK-se… Madje, Ai po thoshte se kjo Gjykate nuk eshte themeluar qe t’i hetoje e ndeshkoje vetem shqiptare dhe “krimet” e tyre, por do t’i hetoje edhe krimet qe kane bere serbet… Ambasadori, me te drejte, tha se “krimet qe ka bere Serbia ne Kosove nuk ka liber qe mund t’i perfshije”.
Mirepo, te thuash se “Gjykata nuk denone Luften e UCK-se, por vetem ndonje krim te personave te vecante, nga njera ane, e te thuash se “nuk ka liber qe do te mund t’i perfshinte krimet e Serbise ne Kosove”, nga ana tjeter, dhe te themelosh Gjykate Speciale per Kosoven e jo per Serbine, eshte absurditet dhe, pse jo, KRIM ndaj Kosoves dhe Luftes se UCK-se e te kombit shqiptar per clirimin dhe shpetimin e saj nga terrori dhe gjenocidi serb! Ne kete pike besoj se pajtohemi te gjithe sa ishim kundershtare te themelimit te “dhomave te specializuara”, te cilate u shnderruan ne Gjykate Speciale per hetimin, ndjekjen dhe ndeshkimin e denimin e Luftes se UCK-se dhe te kombit shqiptar per clirimin e Kosoves…
Por, nuk eshte as e drejte, as burrerore dhe as e njerezishme te fshehesh koken si struci ne rere dhe te thuash se na ka faj bota, se filan vendi a qeveria na ka faj, se filan Ambasadori eshte palaco dhe kritika e akuza te kesaj natyre ndaj te huajve pa i pa “tanet” ose duke i harruar bemat e tyre! Nuk mund te fshihet e verteta e hidhur as sot dhe as pas njemije a dhjete mije vitesh (sa te kete jete dhe civilizim ne toke) per themelimin e Gjykates Speciale dhe AUTORET e saj, sot tragjikomike! Themelimi i Gjykates Speciale ishte ide, projekt dhe kerkese e fushate e Serbise dhe miqve te saj ne Evrope e ne bote.
Deri ketu pajtohen te gjitha palet! Por, te dashur lexuese e bashkekombes, themelimin e kesaj Gjykate Speciale e ka bere Kuvendi i Republikes se Kosoves, me kerkese, kembengulje, trysni e shantazhe te grupit qe drejtonte PDK-ne! Themelimi i saj nuk ia prishi qejfin fare LDK-se (e votuan pa perjashtim dhe me kenaqesin qe nuk e fshihnin!)! E votuan me shpirt deputetet e Listes Serbe dhe e votuan, per hater (!) te Hashim Thacit dhe PDK-se, edhe deputetet e pakicave tjera! Nuk e votuan deputetet e Levizjes Vetevendosje dhe ata te AAK-se. Nga PDK-ja ishte i vetmi Nait Hasani qe nuk e votoi, por themelimi i Gjykates Speciale mori dy te tretate e votave te Kuvendit! Pra,te vetmin legalitet dhe legjimtmitet kjo Gjykate e mori nga Kuvendi i Republikes se Kosoves!
Nuk kishte organizate as konvent, traktat a dokument nderkombetar qe mund t’i jepte legalitet dhe legjitimitet kesaj Gjykate unike, te paprecedan dhe te panjohur deri tash ne bote! Votimi i kesaj Gjykate nga deputetet shqiptare shkroi edhe nje faqe te zeze (mbase me te zezen!) ne historine me te re kombetare! Kjo faqe nuk zbardhet duke fajsuar te tjeret apo duke i quajtur “palaco” per ZEZONEN qe e ke votuar vete! Po te mos votoheje Gjykata nga vete Kuvendi i Kosoves jam i bindur qe edhe miqte tane amerikane nuk do te hatermbeteshin. Mendoj, qe Ambasadori amerikan nuk kishte te drejte me arsyetimet e tij, por do te kishte te drejte (sipas meje) po t’u thoshte ketyre palacove qe, Gjykaten qe e themeluat dhe votuat vete, me doren tuaj, nuk mund ta zhbeni me, sepse ne rruge dhe menyre antikushtetuese e bete edhe “marreveshje nderkombetare”!
Gjykaten nuk mund ta zhbeni, t’u thoshte Ambasadori, edhe per arsye se me politikat tuaja, me sjelljet dhe veprimet tuaja po e zhbeni edhe lirine, pavaresine dhe sovranitetin e Republikes se Kosoves! Ndoshta nuk e tha keshtu Ambasadori sepse e di qe kjo klase politike primitive dhe kuislinge (kercenuese per lirine e Kosoves shqiptare!) eshte edhe “prodhim” i te huajve dhe pjese e projektit te te huajve per Kosoven dhe Ilirine (Ballkanin)! Kush sa ka hise ne kete projekt antishqiptar nuk mund ta them me saktesi. Por, mund te them me bindje se me se paku ka hise Amerika ne kete projekt. Po te kishte partnere serioze ne Kosove Amerika do te ishte fuqishem per nje projekt tjeter, qe do te ishte ne te mire te shqiptareve dhe bashkimit te tyre ne nje shtet… Por, ah, medet!