Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk ndjehet se gaboi kur ambasadorin amerikan, Greg Delawie e quajti, palaço. Ai ka deklaruar se Delawie e dhunoi institucionin e Kuvendit të Kosovës kur u bëri presion deputetëve të mos votojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Nuk është në kodin diplomatik, që të jesh diplomat dhe të sillesh si të jesh çoban, ti tregosh një populli çka duhet të bëjë. Nuk po jep shenja që po e ndihmon Kosovën. Ai e akuzoi UÇK-në se ka bërë krime. Në këtë mënyrë ai e ka akuzuar edhe Amerikën edhe NATO-n. Shteti mik duhet të qëndrojë si mik. Nuk duhet t’i thyejë rregullat demokratike. Ne do t’i qëndrojmë besnik kushtetutës tonë. Presioni i tij mbi deputetët është thyerje e kodit diplomatik. Delawie dhe të gjithë miqtë tanë mund të na japin këshilla, por nuk mund të na bëjnë presion. Ne nuk kemi nevojë të jemi robër dhe pakurrizorë. Greg Delawie është fotografia më e keqe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk i kërkoj falje aspak për këto deklarata. Kur ai të kërkojë falje që e ka dhunuar parlamentin, unë do t’i kërkoj falje atij. Kush është ai që t’i kërkoj falje unë? Nuk kam përse t’i kërkoj falje unë”, ka theksuar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …