Konfirmohet bashkëpunimi mes Komunës së Kaçanikut dhe OJQ “Gjethi”

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, u takua me përfaqësuesit e OJQ “Gjethi”, ndërsa i pranishëm ishte edhe Nënkryetari Ylber Bajra.

Kryetari Ilazi fillimisht përgëzoi përfaqësuesit e OJQ “Gjethi” për aktivizimin vullnetarë, ndërsa uroi që edhe në vitin 2018 mos të mungojë bashkëpunimi me Komunën e Kaçanikut. Nga ana tjetër përfaqësuesit e kësaj organizate, të udhëhequr nga Kryetari Valon Raka, uruan për mbarësi në vitin 2018, duke dëshiruar bashkëpunime të mëtejme me Komunën e Kaçanikut në fusha të ndryshme në të mirë të vendit. Në takim po ashtu prezantuan edhe dy përfaqësuesit e “Gjethit” Remzi Reka e Emrin Dema.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …