Krijimi i fondit zhvillimor është masa e parë që do të ndërmarrë koalicioni AAK-PSD gjatë qeverisjes së ardhshme

Visar Ymeri ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë të vështirë t’i shpëtojë ndarjes

Duke folur në RTV 21, ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se edhe më parë ka pasur shpresa që kriza në Lëvizje mund të kalojë, porse me kalimin e kohës, atij i është ulur shpresa që kjo mund të ndodhë. Më është zvogëluar shpresa që Vetëvendosje mund t’i shpëtojë ndarjes pasi në të kaluarën kam besuar në sinqeritetin e njerëzve të caktuar, por tash e kam parë që disa persona nuk janë të gatshëm të vënë Lëvizjen  para gjërave personale. Ai  ka folur për përçarjen nëpër të cilën po kalon Vetëvendosje, pasi plasi skandali në publik e shumë anëtarë dhanë dorëheqje nga partia, duke fajësuar drejtpërdrejt Albin Kurtin për fushatën linçuese ndaj disa njerëzve brenda Vetëvendosjes, gjë që e ka sjellë situatën aty ku është edhe sot: pranë ndarjes.

Ymeri ka thënë që Kurti ka qenë ai që ka nisur fushatën kundër disa njerëzve brenda VV’së me qëllim të eliminimit të disa njerëzve brenda partisë, fushatë që sipas Ymerit, ka filluar rreth muajit tetor të vitit 2016. Madje sipas Ymerit, Kurti në një rast kishte kërkuar që Dardan Molliqaj të mos kandidojë për deputet të Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, dhe kjo siç tha Ymeri, është e pakuptimtë për secilin anëtar të VV’së. Fillimisht, Ymeri ka treguar që kritikat dhe mospajtimet brenda VV’së kanë nisur për dy arsye. E para që dyshohej që brenda VV’së kishte njerëz që punonin për shërbime të huaja, kurse e dyta që disa persona brenda partisë janë rehat në pozicione të ndryshme përmes së cilave kanë ndikuar në VV. Sipas Ymerit, krejt këto akuza fillimisht janë drejtuar ndaj Dardan Molliqajt, e më pas edhe ndaj anëtarëve të tjerë siç është Aida Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …