leoni

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë iu ka përgjigjur reagimit të Rusisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë iu ka përgjigjur reagimit të Rusisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i është përgjigjur me dy mesazhe në Twitter reagimit të Rusisë ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqiprisë, Edi Rama mbi ligjin për gjuhën shqipe në Maqedoni, duke shprehur keqardhje ndaj Moskës. Kjo e fundit shprehu shqetësim dhe akuzoi Ramën se po vijon të promovojë të ashtuquajturën “Platforma e Tiranës”, që sipas Rusisë cenon themelet e shtetit të Maqedonisë. Por sipas Tiranës zyrtare, Ministria e Jashtme ruse i ka keqinterpretuar komentet e Ramës. “Ne vlerësojmë kalimin e ligjit pasi ai plotëson një nga angazhimet kyçe të Marrëveshjes së Ohrit”. Ministria e Jashtme në Tiranë nënvizon se ajo qëndron jashtë çështjeve të brendshme të Maqedonisë dhe se investohet për harmoninë etnike në Ballkan.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë shprehu keqardhjen e saj dhe dënoi gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve. “Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve”, thuhet në një njoftim për shtyp të MEPJ-së, përcjell ATSH. MEPJ u kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë dhe të venë para përgjegjësisë autorët e këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin. Kujtojmë se një mur në qytet në Manastir dje kishte zbardhur me thirrjen “vdekje për shqiptarët”. E sot, një tjetër qytet, ai i Crvenkës në Vojvodinë u vesh me të njëjtën parullë, “vdekje për shqiptarët”. Ndodhi kjo në murin e një objekti ku zhvillon veprimtarinë një furrë me pronarë një shqiptar. Atje kjo thirrje u bë pas vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, rrethanat për të cilën mbesin ende të pazbuluara.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …