leoni

Kur lehin çakajtë

Veni veshin!

Po lehin çakajtë,

Edhe qentë po lehin,

Në këto ditë me acar,

Ujqit po heshtin.

Ata kanë zënë pritë:

Në Beograd,

Hagë,

Holandë,

Bruksel,

Dhe po presin,

Prenë e tyre,

Të djallëzisë inkuizitore.

Veni veshin!

Edhe qentë po lehin

Stupcakët e surroshët,

Rezilë e katilë,

Buzhë e Drizë,

Matushë e shpellarë

Lehes të sojit,

Çakajë të  rodit,

Bastardë dje,

Bastardë sot.

Karvani po ecën,

Ata nga larg po turren

Si vjet e mot,

Si gjithmonë

Lehin e do të lehin

Qentë e çakajtë.

Lehja: fjala dhe jeta e tyre,

Lehja: zanati denbabaden,

Trashëguar nga at e gjysh,

Nga atëgjyshi, Dovlet,

Nga gjyshi, Kral e mbret.

Nga babai, serbo-komunist ibret

Nga nëna, pjellë lanet.

Po lehin çakajtë,

Për taksirat të vet.

Veterani:

Dan Buroja

Drenicë

Janar

2016

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …