Forca e Sigurisë së Kosovës pret vendimin politikë për t’u transformuar në ushtri

Para 9 vjetësh Trupat Mbrojtëse të Kosovës u transformuan në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Në vitin 1999 ku nisi çarmatimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u shndërruar më vonë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës., proces i cili pëfundoi në vitin 2000. Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua Gjeneral-lejtnant, Agim Çeku. Ndërsa më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradit, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TMK-së, dhe krijimi i një force të re.“Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshje, shkruhej në Planin e Ahtisaarit.

Por më 2009 kjo forcë prapë u shpërbë për t’u shndërruar në një forcë tjetër, tash Forca e Sigurisë së Kosovës. Më 20 janar 2009, TMK-ja zyrtarisht u shpërbë në FSK. Forca e re e kijuar, fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën. Më 4 mars të vitit 2014 Qeveria e Kosovës mori vendimin që të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, si ushtri e Kosovës, e cila parashihet t’i mbërrijë kapacitetet që të mund të sigurojë integritetin e Kosovës, vendim ky që nuk arriti të finalizohej tash e sa vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …