Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosjes!, Albin Kurti, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Naim Frashëri” , në Prishtinë. Edhe pse Kurti është kandidat i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, ai i ka cilësuar zgjedhjet brenda partisë demokratike, duke i ftuar të gjithë që të votojnë për të zgjedhur kryetarin e partisë. Kurti ftoi edhe të larguarit e fundit nga organet e partisë që të votojnë dhe të kryejnë obligimin statutor.
