Edhe pse ishte paraparë që vizita e kryetarit serb Vuçiq në Kosovë do të zgjaste dy ditë, ai qëndroi vetëm ditën e shtunë. Vuçiq lidhur me vizitën e tij se se “Njerëzit tanë atje e kuptojnë se një qasje racionale me shqiptarët, por edhe dialogu i brendshëm, mund ta çojnë vendin përpara. Mendoj se sonte ne e dëgjuam fort dhe qartë ndjenjën drejtuar Beogradit dhe të gjithëve”. Serbia do të bëjë çdo gjë për të ruajtur paqen dhe për të zgjidhur mospajtimet me shqiptarët. Këto komente erdhën në fillimin e vizitës në Kosovë pak ditë pas vrasjes së politikanit lokal serb Oliver Ivanoviç, në veriun e Mitrovicës, një episod që nxiti shumë reagime por edhe shqetësime mbi shtimin e tensioneve në rajon. Mesazhi i Vuçiqit ishte për qetësi. Beogradi zyrtar ka ndërprerë bisedimet me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, zbardhjen e shpejtë të së cilës e kërkuan një sërë organizmash ndërkombëtare. Droja më e madhe lidhet me një përshkallëzim të situatës sidomos në veriun e Kosovës, ku deri tani megjithatë nuk ka shenja që të përligjin një frikë të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …